Takat për më shumë dihet që nuk keni, por së paku mos i rrënoni të arriturat që me gjak, mund e djersë i kemi fituar!

Në mënyrën më të ndershme të mundshme, i apeloj krerëve të VLEN-it të mos tolerojnë prekjen e gjuhës shqipe – gjënë më të shenjtë të shqiptarëve kudo që janë. Ky The post Takat për më shumë dihet që nuk keni, por së paku mos i rrënoni të arriturat që me gjak, mund e djersë i kemi fituar! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 2, 2024 - 22:00
 0  6
Takat për më shumë dihet që nuk keni, por së paku mos i rrënoni të arriturat që me gjak, mund e djersë i kemi fituar!

Në mënyrën më të ndershme të mundshme, i apeloj krerëve të VLEN-it të mos tolerojnë prekjen e gjuhës shqipe – gjënë më të shenjtë të shqiptarëve kudo që janë. Ky është apeli i nënkryetarit të BDI-së, Arbër Ademi, i cili ka shprehur shqetësimin për paralajmërimin e shfuqizimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, konkretisht shfuqizimit të gjuhës shqipe si gjuhl e dytl zyrtare.

“Për çdo ditë, media të afërta me VMRO-në thirren në njëfarë opinioni gjysmak të Komisionit të Venecias, ndërsa mundohen ta ngushëllojnë opinionin se gjoja, edhe nëse shfuqizohet përdorimi zyrtar i shqipes, do të përgatitet një Ligj edhe më i mirë për gjuhën shqipe”, shkruan mes tjerash Ademi.

Postimi i plotë i nënkryetarit të BDI-së, Arbët Ademi:

Koalicioni VMRO-VLEN-ZNAM duket se e kanë ndarë mendjen për shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, konkretisht për zhbërjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Për çdo ditë, media të afërta me VMRO-në thirren në njëfarë opinioni gjysmak të Komisionit të Venecias, ndërsa mundohen ta ngushëllojnë opinionin se gjoja, edhe nëse shfuqizohet përdorimi zyrtar i shqipes, do të përgatitet një Ligj edhe më i mirë për gjuhën shqipe.

Sinqerisht, në mënyrën më të ndershme të mundshme, i apeloj krerëve të VLEN-it të mos tolerojnë prekjen e gjuhës shqipe – gjënë më të shenjtë të shqiptarëve kudo që janë.

Takat për më shumë dihet që nuk keni, por së paku mos i rrënoni të arriturat që me gjak, mund e djersë i kemi fituar!

The post Takat për më shumë dihet që nuk keni, por së paku mos i rrënoni të arriturat që me gjak, mund e djersë i kemi fituar! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .