Takim i Ali Ahmetit me diplomatin norvegjez: Barazia dhe stabiliteti, prioritete rajonale

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me përfaqësuesin e posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, z. Eirik Nestås Mathisen, si dhe me The post Takim i Ali Ahmetit me diplomatin norvegjez: Barazia dhe stabiliteti, prioritete rajonale appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 25, 2025 - 00:00
 0  6
Takim i Ali Ahmetit me diplomatin norvegjez: Barazia dhe stabiliteti, prioritete rajonale

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me përfaqësuesin e posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, z. Eirik Nestås Mathisen, si dhe me ish-ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, z. Armend Mehaj.

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në rajon, sfidat e përbashkëta, si dhe rrugëtimi euroatlantik i vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ahmeti theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe garantimin e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë në institucionet shtetërore, duke i cilësuar këto si themele të paqes dhe stabilitetit afatgjatë në vend.

Ai vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë për rajonin, si dhe rolin konstruktiv të saj në nxitjen e dialogut, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe reformave demokratike.

“Mirënjohës për interesimin dhe angazhimin e Norvegjisë në Ballkanin Perëndimor, në kohë kur miqtë e vërtetë janë më të rëndësishëm se kurrë”, tha Ahmeti pas takimit. Flaka

The post Takim i Ali Ahmetit me diplomatin norvegjez: Barazia dhe stabiliteti, prioritete rajonale appeared first on Flaka, në çdo lajm... .