BDI synon Komunën e Studeniçanit me profesorin Shefket Kadri
Në prag të zgjedhjeve lokale, Bashkimi Demokratik për Integrim po konturon qartë strategjinë e saj për të fituar besimin e qytetarëve të Komunës së Studeniçanit – përmes kandidimit të një The post BDI synon Komunën e Studeniçanit me profesorin Shefket Kadri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Në prag të zgjedhjeve lokale, Bashkimi Demokratik për Integrim po konturon qartë strategjinë e saj për të fituar besimin e qytetarëve të Komunës së Studeniçanit – përmes kandidimit të një figure të qëndrueshme, me përvojë dhe vizion të pastër për zhvillim. Emri që po lakohet gjithnjë e më shumë si kandidat i mundshëm për kryetar komune është profesor Shefket Kadri.
I njohur për angazhimin e tij të gjatë në arsimin publik, politikën lokale dhe sektorin privat, Shefket Kadri është një emër që gëzon respekt në mesin e banorêve të Karshiakës (Studeniçan, Batincë e Moranë) dhe më gjerë. Me një përvojë të pasur pune edhe jashtë vendit, ai përfaqëson një qasje të re në udhëheqje – moderne, transparente dhe të bazuar në vlera.
Burime nga BDI në Karshiakë bējnê të ditur se brenda strukturave partike tê saj Shefket Kadri shihet si një kandidat unifikues, që mund të bashkojë rininë, intelektualët, afaristët dhe të gjithë qytetarët që kërkojnë ndryshim real në komunë. Ai shihet si njeriu i duhur për të sjellë një frymë të re në qeverisjen lokale, duke vendosur prioritet në zhvillimin ekonomik, përmirësimin e infrastrukturës, përkrahjen e arsimit dhe përfshirjen e diasporës në jetën komunale.
Me këtë qasje, BDI synon jo vetëm të fitojë Studeniçanin, por ta transformojë atë në një model të qeverisjes lokale efikase dhe moderne – me në krye një profil të dëshmuar siç është profesor Shefket Kadri. Flaka
The post BDI synon Komunën e Studeniçanit me profesorin Shefket Kadri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
