Takimet me diasporë/ Ali Ahmeti nga Zvicra: VMRO-ja gaboi me hakmarrjen – pa shqiptarët, RMV-ja s’ka të ardhme!

Do të kthehet pas 30-viteve në të njëjtin vend, në Glatburg të Cyrihut në Zvicër, por tani me një mision tjetër. Nëse para 30 viteve sfida ishte përgatitja e kryengritjes së armatosur për të çliruar Kosovën, para Ali Ahmetit tani paraqitet një sfidë tjetër – të mbrojë në paqë atë që e kishte arritur me […]

Nëntor 24, 2024 - 15:00
 0  6
Takimet me diasporë/ Ali Ahmeti nga Zvicra: VMRO-ja gaboi me hakmarrjen – pa shqiptarët, RMV-ja s’ka të ardhme!

Do të kthehet pas 30-viteve në të njëjtin vend, në Glatburg të Cyrihut në Zvicër, por tani me një mision tjetër.

Nëse para 30 viteve sfida ishte përgatitja e kryengritjes së armatosur për të çliruar Kosovën, para Ali Ahmetit tani paraqitet një sfidë tjetër – të mbrojë në paqë atë që e kishte arritur me luftë.

Para mërgimtarëve të Zvicrës ngriti shqetësimet për mohimin e të drejtave të shqiptarëve sidomos të gjuhës shqipe, por mbi të gjitha shqetësimet për Qeverinë pa legjitimitet të shqiptarëve.

“Unë nuk ia kontestoj se i ka fituar zgjedhjet por ama Mickoski nuk mund të ndërtojë qeverinë pa legjitimitetin sepse ne kemi fituar mbi 60% të votave të elektoratit shqiptar”  – tha Ali Ahmeti.

Hakmarrja e VMRO-së është e gabuar – tha Ali Ahmeti duke potencuar se politika e tyre nacionaliste nuk është në favor të dy komuniteve më të mëdha në vend. Ai zbuloi parapaskena të negociatave politike të vitit 2016.

“Ata kanë gabuar me hakmarrje sepse në 2016 ata fituan dy mandate se LSDM dhe ne bëmë koalicion me LSDM. VMRO kërkoi nga unë që të kërkoj nga Gruevski të tërhiqet nga pozita e kryeministrit, por ju thash që ato punë duhet t`i zgjidhni vetë, tre muaj kemi bërë negociata” – tha Ahmeti.

Duke u shprehur për rrezikun nga ndikimi rus në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ripërsëriti se e vetmja alternativë për vendin është partneriteti i fuqishëm me SHBA-të dhe rrugëtimi evropian. Në këtë rrugë, sic u shpreh, ishte zhgënjyer nga oponentët shqiptar politik.

“Janë dy fjali – nuk ka partneritet me parti politike e cila nuk e ndryshon Kushtetutën dhe nuk e vazhdon rrugën euroatlantike. Janë hedhë firmat, Arben Taravari, Ali Ahmeti, Bilall Kasami, Afrim Gashi, Izet Mexhiti. E mohuan! Të paktën bëhu burrë e mos gënje thuaj “Po e nënshkruam por na pëlqeu dhe shkuam të realizojmë një qëlim” – tha Ahmeti.

Rrugëtimi I Ali Ahmetit dhe BDI-së nëpër diasporë vazhdon edhe me takime tjera. Padyshim se në qendër të vëmendjes është Tubimi në Arau të Zvicrës me rastin e Komunikatës së parë ku publikisht njoftohet e tërë bota se të gjitha njësitë e rezistencës emërohen në një emër  UÇK.

Festat e Nëntorit do të përmbyllen me vizita në Kroaci. /tvklan.mk/