Takimi i parë i ministrit Mucunski me homologun grek në Nju Jork
Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Timço Mucunski, u takua në Nju Jork me homologun grek, Jorgos Gerapetritis, transmeton Portalb.mk. “Në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme në Kombet e Bashkuara, sot ministri i punëve të jashtme dhe tregtisë së jashtme, Timço Mucunski, u takua me ministrin për punë të jashtme në Republikën […]
Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Timço Mucunski, u takua në Nju Jork me homologun grek, Jorgos Gerapetritis, transmeton Portalb.mk.
“Në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme në Kombet e Bashkuara, sot ministri i punëve të jashtme dhe tregtisë së jashtme, Timço Mucunski, u takua me ministrin për punë të jashtme në Republikën e Greqisë, Jorgos Gerapetritis”, njoftoi Ministria.
Mucunski vlerësoi që bashkëpunimi ndërkombëtar është i rëndësishme për ndërtimin e zhvillimit të përbashkët dhe paqes së qëndrueshme.
“Ky takim tregon një hap të rëndësishëm përpara në përforcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përparimit të theksuar në raportet diplomatike. Në diskutimin konstruktiv, një vëmendje e veçantë i kushtohet mundësisë për zhvillimin e tregtisë, infrastrukturë dhe investimeve në energji, si një fushë kyçe, ku ekzistojnë mundësi reale në zgjerimin e bashkëpunimit”, deklaroi Ministria.
Ky është takimi i parë i dy ministrave të jashtëm, pas formimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga VMRO-DPMNE-ja. Kjo parti e udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, vazhdimisht kanë rezistuar në përdorimin e emrit të ri të shtetit, Maqedonia e Veriut, si ndryshim që doli nga marrëveshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.
Ndryshimi i emrit të shtetit buron nga Marrëveshja e Prespës, e nënshkruar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë më 17 qershor 2018, e cila u dha fund mospajtimeve të kamotshme mes dy shteteve. Të dy shtetet së fundmi i kishin dëmtuar raportet bilaterale pasi presidentja Siljanovska-Davkova nuk tha emrin kushtetues të vendit, Republika e Maqedonisë së Veriut, por vetëm Maqedonia, në inaugurimin në Parlamenti më 12 maj, për të cilin gjest ambasadorja greke Philippidou u largua nga salla plenare. Presidentja më pas nënshkroi deklaratën solemne në të cilën shkruhej Republika e Maqedonisë së Veriut.