Taravari emëroi nëntë u.d drejtorë në spitale dhe klinika shtetërore
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, emëroi nëntë ushtrues detyre drejtorë në Spitale, klinika dhe institute shtetërore, transmeton Portalb.mk. Drejtorët u emëruan në institucionet e mëposhtme: Klinika Universitare për Neurokirurgji – Lulzim Agai Klinika Universitare për Sëmundje të Syve – Natasha Shekerinov Klinika universitare për sëmundje respiratore te fëmijët Kozle – Karolina Simonovska Spitali Special i […]
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, emëroi nëntë ushtrues detyre drejtorë në Spitale, klinika dhe institute shtetërore, transmeton Portalb.mk.
Drejtorët u emëruan në institucionet e mëposhtme:
- Klinika Universitare për Neurokirurgji – Lulzim Agai Klinika Universitare për Sëmundje të Syve – Natasha Shekerinov
- Klinika universitare për sëmundje respiratore te fëmijët Kozle – Karolina Simonovska
- Spitali Special i Gjinekologjisë dhe Obstetrikës “Nënë Tereza” Çair – Pranvera Izairi
- Klinika Universitare për Kirurgji Plastike dhe Rekonstruktive – Jasmina Gjorgievska Pavllovska
- Klinika Universitare për Kirurgji të Fytyrës, Nofullave dhe Qafës – kirurgji maksilofaciale – Susana Dvojakovska
- Spitali Klinik Tetovë – Agim Berisha
- Spitali i Përgjithshëm me Veprimtari të Zgjeruar Gjevgjeli – Patrick Math
- Instituti i Mjekësisë së Punës RMV – Merhal Ismaili Qendra Shëndetësore Vallandovë – Keti Pampurova Stojçevska
- Shtëpia e Shëndetit Kratovë – Oliver Llazarovski Shtëpia e Shëndetit Kërçovë – Genc Selmani
Taravari, emëroi ushtrues detyre drejtorë mjekësorë edhe në 30 institucione të tjera shëndetësore publike.
Më 5 korrik, ministri i Shëndetësisë Arben Taravari kur emëroi 12 u.d drejtorë të rinj mjekësorë, ra në sy fakti se në mesin e tyre nuk figuronte asnjë shqiptar.
Lidhur me këto emërime, reagoi opozita shqiptare.
“Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot emëroi 11 ud drejtorë në klinika dhe institute universitare. Prej tyre 10 janë maqedonas, 1 turk dhe asnjë shqiptar. Vasaliteti s’vlen, ai ka çmim të shtrejnt!”, shkroi Ilire Dauti nga ASh (krahu i Ziadin Selës).
Nga ana tjetër, përfaqësues të pushtetit u lavdëruan me këto emërime, duke i bashkëngjitur postimeve edhe flamurin shqiptar, pavarësisht se nuk kishte asnjë emër shqip.
Në seancën e 2 korrikut të qeverisë, qeveria mori vendim për shfuqizimin e drejtorëve ekonomikë në institucionet publike shëndetësore, përkatësisht ekzistimin e dy pozitave drejtuese – drejtorit organizativ dhe mjekësor, të cilat ishin të pranishme në qendrat shëndetësore me mbi 1000 punonjës, qendrat klinike universitare, klinikat universitare, spitalet klinike dhe institutet.