Taravari harroi çka premtoi, i ndryshoi fjalët për Spitalin e Kërçovës (Video)
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, edhe pse vitin e kaluar (2024) kishte dhënë fjalën se ndërtimi i Spitalit të Kërçovës do të fillojë me punë në fillim të këtij viti (2025), sot në pyetjen e Portalb.mk se kur do fillojnë punimet tha se “ende s’ka nisur procedura e prokurimit”. “Jo. Thash se jemi duke negociuar […]


Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, edhe pse vitin e kaluar (2024) kishte dhënë fjalën se ndërtimi i Spitalit të Kërçovës do të fillojë me punë në fillim të këtij viti (2025), sot në pyetjen e Portalb.mk se kur do fillojnë punimet tha se “ende s’ka nisur procedura e prokurimit”.
“Jo. Thash se jemi duke negociuar me disa shtete me të cilët mund të cilët mund të bëhet marrëveshje shtet me shtet, Që të marrim përsipër ndërtimin e dy spitaleve kryesore, për Kërçovën dhe Shtipin. Dhe, ende s’ka nisur procedura e prokurimit. Kur të nisë do të informoheni. Por, besoj se në gjysmën e dytë të këtij viti do të kemi marrëveshje dhe do të fillojnë punimet”, theksoi ministri Taravari.
Ndërkaq, kujtojmë deklaratën e tij më 15 gusht të vitit 2024:
“Ne kemi plane serioze që paralelisht edhe Spitali Klinik i Shtipit edhe Spitali i Përgjithshëm i Kërçovës të fillojë me ndërtim diku nga fillimi i vitit të ardhshëm. Por na lejoni, jemi duke bërë fizibilitet duke e skenuar situatën deri ku janë punimet në njërin dhe tjetrin spital”, u shpreh asokohe Taravari.
Ndryshe, objekti i spitalit të ri të Kërçovës, ka filluar të ndërtohet që nga vitet e 90-ta. Kërçovarët vazhdojnë t’i marrin shërbimet shëndetësore në hapësirat e spitalit të vjetër, pavarësisht se autoritetet lokale dhe qendrore disa herë u kanë premtuar spital me kushte moderne. Spitali, i cili do të duhej t’u shërbente pacientëve, sot është bërë vendstrehim për qentë endacakë.
- LEXO: Spitali i Kërçovës do fillojë të ndërtohet në fillim të vitit 2025 dhe për dy vite do të jetë gati, paralajmëroi Taravari
- LEXO: “Spitali i ri i Kërçovës”, i hapur për qentë në vend të pacientëve që enden në spitalin e vjetër (FOTO)
- LEXO: Drejtori i Spitalit të Kërçovës kërcënoi të punësuarit që mos të flasin me mediat