Taravari: Izet Mexhiti e mori me vete pjesën më të keqe të BDI-së – propaganda e zezë ka kaluar në VLEN
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj liderit të Lidhjes Evropiane për Ndryshim (LEN), Izet Mexhiti, duke e akuzuar për vazhdimësi të kulturës politike The post Taravari: Izet Mexhiti e mori me vete pjesën më të keqe të BDI-së – propaganda e zezë ka kaluar në VLEN appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj liderit të Lidhjes Evropiane për Ndryshim (LEN), Izet Mexhiti, duke e akuzuar për vazhdimësi të kulturës politike të BDI-së, sidomos në aspektin e propagandës.
Në intervistën e tij për emisionin “Pressing” në T7, Taravari tha se e ka përshëndetur ndarjen fillestare të Mexhitit nga BDI, duke e konsideruar si një hap të domosdoshëm për të mposhtur këtë parti që dominonte prej vitesh.
“Izet Mexhiti ishte nënkryetar i BDI-së për 15 vite. E kam përshëndetur momentin kur është ndarë prej BDI-së, sepse BDI nuk fitoheshte ndryshe. Duhet të jemi të sinqertë – pa marrë një pjesë të BDI-së, nuk fitoheshte. Ishte e pamundshme dhe nuk kishte asnjë formulë,” deklaroi Taravari, transmeton Flaka.
Ai theksoi se në fillim kishte besuar se strukturat e LD-së dhe të Aleancës ishin më të natyrshme për bashkëpunim krahasuar me ato të Besës dhe Alternativës, por me kalimin e kohës, perceptimi i tij ndryshoi.
“E kuptova se z. Mexhiti është duke ecur rrugës së BDI-së. Madje ka inçizime kur në disa tubime thotë: ‘Ne jemi BDI-ja e vërtetë’. BDI-zmin e ka në vete – ajo është shkollë politike,” theksoi ai.
Taravari akuzoi direkt VLEN-in për përvetësimin e asaj që e quajti “propaganda e zezë”, që sipas tij më parë ishte karakteristikë e BDI-së.
“BDI ka qenë një prej partive me propagandë të zezë më të fuqishme në Maqedoni. Por nëse i pyesni gazetarët sot, a ka propagandë të zezë në BDI? Tash si opozitë – jo. Komplet ka kaluar në VLEN. Propagandën më të fëlliqur që mund të ekzistojë, e ke në VLEN. Izet Mexhiti është ekspert për këtë punë,” u shpreh Taravari.
Në fund, ai ironizoi garën brenda BDI-së për imazhin më negativ: “Gara mes Artan Grubit dhe Izet Mexhitit se kush është më e keqja e BDI-së, del që fitoi Mexhiti. Atë pjesën më të keqe të BDI-së, fatkeqësisht apo fatmirësisht, Izeti arriti t’i marrë me vete.”
Taravari tha se kjo është një ndjesi e pranishme veçanërisht në Shkup, ku qytetarët shqiptarë e ndiejnë këtë trashëgimi politike më qartë. Flaka
The post Taravari: Izet Mexhiti e mori me vete pjesën më të keqe të BDI-së – propaganda e zezë ka kaluar në VLEN appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
