Taravari për foshnjën 14-muajshe: Shpresoj te ndërgjegjja e menaxhmenti të spitalit në Kozle

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pë rastin me foshnjën e vdekur 14-muajshe në Shkup, deklaroi se është mirë që Klinika për pediatri ndërmori hap të caktuar dhe shfaqi “shpresë se “do të zgjihet ndërgjegjja emenaxhmentit në spitalin në Kozle”. “Ne i shqyrtuam me ekipin juridik në Ministri, të […]

tetor 22, 2024 - 14:01
 0  6
Taravari për foshnjën 14-muajshe: Shpresoj te ndërgjegjja e menaxhmenti të spitalit në Kozle

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pë rastin me foshnjën e vdekur 14-muajshe në Shkup, deklaroi se është mirë që Klinika për pediatri ndërmori hap të caktuar dhe shfaqi “shpresë se “do të zgjihet ndërgjegjja emenaxhmentit në spitalin në Kozle”.

“Ne i shqyrtuam me ekipin juridik në Ministri, të gjitha mundësitë tona. Është mirë që Klinika për pediatri ndërmori hapa të caktuar dhe shpresoj se do të zgjihet ndërgjegjja e menaxhmentit të spitalit në Kozle. Do tël udhëzojmë zyrtarisht tek Oda e mjekëve, atje ka komision etik që duhet të vendosë. Rekomandime tona do të ketë, raporti është këtu. Nëse nuk e besojnë raportin, le ta bëjnë vetë, megjithatë, se ka lëshime të caktuara, mjekësore, ka”, u përgjigj Taravari pas deklaratave për mediumet sot para Klinikës për onkologji.

Ai konsideroi se do të ishte mirë të gjithë së bashku t’u japin një sinjal të caktuar qytetarëve të fillojnë të besojnë në sistem.

Paraprakisht, ministri tha se shpreson se dy drejtorët do të ndërmarrin masa të caktuara. Ministri nënvizoi se pret prej tyre të ketë ndonjë përgjegjësi.

Drejtori i Klinikës universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup, Rexhep Memedi rreth rastit me vdekjen e foshnjës 14-muajshe, solli vendim për mënjanim të përkohshëm të dy punonjësve shëndetësorë – mjekë specialistë nga institucioni shëndetësor, për të cilët po zhvillohet procedurë disiplinore, në pajtim me nenin 192 paragrafi 2 nga Ligji për mbrojtje shëndetësore, deri në sjelljen e vendimit përfundimtar në procedurën disiplinore.