Apasiev sulmoi fizikisht deputetin e VMRO-së, Gashi thirri sigurimin e Kuvendit

Deputeti dhe lideri i të Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat verbal me deputetin e VMRO-DPMNE-së, Zoranço Jovançev, e më pas i ka hedhur kufjet dhe ka tentuar ta konfrontojë fizikisht, transmeton Portalb.mk. Apasiev, i bërtiti Jovançevit që të mos përmendte më familjen e tij. Ka […]

Nëntor 21, 2024 - 19:00
 0  6
Apasiev sulmoi fizikisht deputetin e VMRO-së, Gashi thirri sigurimin e Kuvendit
Deputeti dhe lideri i të Majtës, Dimitar Apasiev sulmoi deputetin e VMRO-DPMNE-së, Zoranço Jovançev. Foto printscreen nga videoja e Press24.mk

Deputeti dhe lideri i të Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat verbal me deputetin e VMRO-DPMNE-së, Zoranço Jovançev, e më pas i ka hedhur kufjet dhe ka tentuar ta konfrontojë fizikisht, transmeton Portalb.mk.

Apasiev, i bërtiti Jovançevit që të mos përmendte më familjen e tij. Ka ndërhyrë edhe sigurimi parlamentar.

Kryeparlamentari Afrim Gashi dha dhjetë minuta pauzë për të qetësuar situatën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TV21 Macedonia (@tv21hd)

Përplasje të ngjashme në Kuvend pati në qershor të vitit 2022. Në seancën e atëhershme të Komisionit për Çështje Evropiane pati tensionim të situatës ndërmjet udhëheqësit të atëkohshëm të Komisionit, Arber Ademit, dhe anëtarët të Komisionit nga radhët e opozitës që atëherë ishte VMRO-ja, nga ku situata kaloi edhe në dhunë fizike.

Situata eskaloi në momentin kur po votohej për rendin e ditës, ku duhet të debatohej për Ligjin për Gjyqtarët, më saktësisht për zgjatjen e punës së gjyqtarëve që i plotësojnë kushtet e pensionimit.

Situata u tensionua në momentin kur kryetari i Komisionit, Arbër Ademi  (BDI) tentoi të mbyll debatin për rendin e ditës dhe të votohet i njëjti. Deputeti Halil Snopçe (ASh) kërkoi fjalën dhe doli në foltore, pas tij edhe Elmi Aziri (ASh). Ndërkaq, deputetja Dafina Stojanovska (VMRO-DPMNE) fiku mikrofonin e foltores në të cilën po mbahej seanca.

Në këtë periudhë, deputeti Antonio Milloshevski (VDMRO-DPMNE) tentoi të ndërpresë votimin duke thyer mikrofonin para Arbër Ademit. Për këtë, Ademi reagoi edhe fizikisht, duke gjuajtur me filxhan dhe shishe. Deputetja Arta Bilalli-Zendeli (BDI) mundohej ta qetësojë Ademin, por pa sukses.

Pas kësaj ndërhyri sigurimi i Kuvendit duke nxjerrë jashtë Ademin.