Taravari: Po ndërtojmë dy spitale! Pas dy viteve, gati spitali i Kërçovës dhe ai i Shtipit

Në tetor ose nëntor pritet të shpaloset plani për ndërtimin e dy spitaleve, atë të Kërçovës dhe atë të Shtipit, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Ministri Taravari thotë se objektet do të lëshohen për përdorim, dy vjet pas fillimi të ndërtimit. “Unë shpresoj dhe jam i sigurt që për herë të parë, vitin e […]

gusht 26, 2024 - 17:00
 0  6
Taravari: Po ndërtojmë dy spitale! Pas dy viteve, gati spitali i Kërçovës dhe ai i Shtipit

Në tetor ose nëntor pritet të shpaloset plani për ndërtimin e dy spitaleve, atë të Kërçovës dhe atë të Shtipit, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Ministri Taravari thotë se objektet do të lëshohen për përdorim, dy vjet pas fillimi të ndërtimit.

“Unë shpresoj dhe jam i sigurt që për herë të parë, vitin e ardhshëm do të fillojnë të ndërtohen dy spitale në të njëjtën kohë dhe maksimum 2 vjet pas fillimit të ndërtimit, do të lëshohen për përdorim”, pohoi Taravari./tv21.tv