Tare e gjen në Gjermani zëvendësuesin e Hernandez

Milan ka identifikuar një emër të ri në listën e kandidatëve për të zëvendësuar Theo Hernandez, i cili është shumë pranë një transferimi te Al-Hilal në Arabinë Saudite. Bëhet fjalë për Luca Netz, mbrojtësin e majtë të Borussia Mönchengladbach, një nga talentet më premtues të futbollit gjerman. Ndërsa drejtuesit e klubit nuk e pranojnë publikisht, […]

Korrik 3, 2025 - 10:00
 0  8
Tare e gjen në Gjermani zëvendësuesin e Hernandez

Milan ka identifikuar një emër të ri në listën e kandidatëve për të zëvendësuar Theo Hernandez, i cili është shumë pranë një transferimi te Al-Hilal në Arabinë Saudite. Bëhet fjalë për Luca Netz, mbrojtësin e majtë të Borussia Mönchengladbach, një nga talentet më premtues të futbollit gjerman.

Ndërsa drejtuesit e klubit nuk e pranojnë publikisht, në Milan ka nisur një revolucion i thellë.

Pas shitjes së mesfushorit Tijjani Reijnders te Manchester City, largimi i Theos duket tashmë çështje ditësh. Francezi pritet të udhëtojë drejt Arabisë Saudite ku do t’i bashkohet Al-Hilal, skuadrës së drejtuar nga Simone Inzaghi, transmeton ORAinfo.

Përballë këtij skenari, drejtuesit kuqezinj kanë nisur menjëherë punën për të gjetur një zëvendësues të denjë në krahun e majtë të mbrojtjes. Fillimisht, në listë u përfshinë emra si Maxim De Cuyper (Club Brugge) dhe Destiny Udogie (Tottenham), por së fundmi ka dalë në skenë një alternativë e re: Luca Netz.

I rritur në akademinë e Hertha Berlin, Netz debutoi në Bundesliga në janar të vitit 2021 dhe më pas u transferua te Borussia Mönchengladbach, ku deri tani ka grumbulluar gati 100 paraqitje me ekipin e parë. Me një gjatësi prej 1.84 metrash dhe këmbën e majtë natyrale, ai shihet si një mbrojtës modern, me cilësi si në aspektin defensiv ashtu edhe në ndërtimin e lojës.

Sipas medieve italiane, vlera e kartonit të tij vlerësohet mes 12 dhe 14 milionë euro, një shifër e arsyeshme për Milanin, veçanërisht duke pasur parasysh fondet që do të arkëtohen nga shitja e Theo Hernandez. /ORAinfo/