Tare transferon yllin e kombëtares te Milani

Tare ka gati goditjen e rradhës në merkato. Igli Tare nuk ka kohë për të humbur dhe ka filluar nga puna për të konkretizuar lëvizjet e para që do bëjë te Milan, qoftë në lidhje me largimet, po ashtu edhe me afrimet e reja. Rosonerët kanë siguruar tashmë shërbimet e Luka Modric, Granit Xhakës, Samuele […]

Korrik 1, 2025 - 14:30
 0  9
Tare transferon yllin e kombëtares te Milani

Tare ka gati goditjen e rradhës në merkato.

Igli Tare nuk ka kohë për të humbur dhe ka filluar nga puna për të konkretizuar lëvizjet e para që do bëjë te Milan, qoftë në lidhje me largimet, po ashtu edhe me afrimet e reja.

Rosonerët kanë siguruar tashmë shërbimet e Luka Modric, Granit Xhakës, Samuele Riccit, ndërsa Tare ka piketuar një tjetër super përforcim.

Sipas Calciomercato, Tare synon transferimin e Berat Gjimshitit nga Atalanta. Kapiteni i kombëtares nuk bën pjesë në planet e Atalantës dhe do të largohet nga Bergamo gjatë kësaj vere.

Kontrata me Atalantën i skadon vitin e ardhshëm dhe Tare mund ta transferojë Gjimshitin në San Siro për vetëm 2 milionë euro.