PS refuzoi kërkesën e PD-së për koalicione, Bylykbashi: Duam që reforma të jetë e plotë dhe e drejtë!  

Në një prononcim për mediat, bashkëkryetar i Grupit të Dialogut, Oerd Bylykbashki, ka komentuar rrëzimin e kërkesës së opozitës për çështjen e rikthimit të koalicioneve parazgjedhore në Kodin e ri Zgjedhor.  Bylykbashi u shpreh se “refuzimi i mazhorancës për të pranuar që t’i rikthehemi një dakordësie të përbashkët bëhet vetëm me pretendimin se ne tashmë […]

qershor 28, 2024 - 14:00
 0  16
PS refuzoi kërkesën e PD-së për koalicione, Bylykbashi: Duam që reforma të jetë e plotë dhe e drejtë!  

Në një prononcim për mediat, bashkëkryetar i Grupit të Dialogut, Oerd Bylykbashki, ka komentuar rrëzimin e kërkesës së opozitës për çështjen e rikthimit të koalicioneve parazgjedhore në Kodin e ri Zgjedhor. 

Bylykbashi u shpreh se “refuzimi i mazhorancës për të pranuar që t’i rikthehemi një dakordësie të përbashkët bëhet vetëm me pretendimin se ne tashmë e kemi bërë dhe nuk i kthehemi pas”. 

Sipas tij sistemi zgjedhor është gjymtuar dhe se kjo ka sjellë deformimin e votës. 

“Një nga çështjet që kemi shtruar nga platforma është rikthimi të marrëveshja e 5 qershorit të vitit 2020, nënshkruar me konsensus nga dy PS dhe PD dhe mbështetur nga nivelet më të larta të diplomacisë. 

Për rrjedhojë është një marrëveshje që qëndron sot e kësaj ditëm pavarësisht se qëndron e shkelur. 

Refuzimi i mazhorancës për të pranuar që t’i rikthehemi një dakordësie të përbashkët bëhet vetëm me pretendimin se ne tashmë e kemi bërë dhe nuk i kthehemi pas. 

Shkelja e marrëveshjeve është një nga elementët kryesore që çojnë në mosbesim. 

Ne po kërkojmë respektimin e firmës që PS kanë vënë kur është pranuar në atë kohë që sistemi zgjedhor nuk ka dakordësi për të ndryshuar. 

Jo që nuk e respektuan këtë, por e gjymtuan në mënyrë të njëanshme sistemin zgjedhor duke  hequr mundësinë e koalicioneve siç kanë qenë. 

E ripërsëris, me shifra në dorë një parti politike, LSI mori në vitin 2021, mori 110 mijë vota dhe mori 4 mandate, ndërkohë që me 30 mijë vota partia Social Demokrate mori 3 mandate. 

Kjo tregon qartë që ndryshimi i njëanshëm për të gjymtuar sistemin zgjedhor nuk përbën gjë tjetër, vetëm se deformon votën. 

Ky deformim do të transferohet në të njëjtën masë madje duke e përkeqësuar edhe votën e emigrantëve. 

Po kërkojmë që zgjedhësit shqiptarë të kenë të drejtën e listës së hapur të partive demokratike. 

Ajo që po kërkojmë është diçka e dakordësuar që nga viti 2003, është e mbështetur nga 2 reforma. 

Kjo tregon vetëm një gjë, keqbesimin e Edi Ramës dhe vullnetin e tij për të fituar në tryezë zgjedhjet. 

Çështjet tjera që ne presim të adresojmë është goditja e shit-blerjes së votës. 

Të gjitha këto janë të refuzuara deri me tani. Ne kërkojmë që kjo Reformë te jetë e plotë dhe e drejtë.