Marrëveshja për emigrantët, Rama: Nuk i themi dot jo Italisë dhe Giorgias
Nga Forumi i Sigurisë GLOBSEC 2024 në Prag, kryeministri Edi Rama është pyetur nga drejtuesi i forumit dhe për marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për emigrantët. Rama tha vendi ynë e pranoi atë marrëveshje për shkak marrëdhënieve historike që kanë patur dy vendet. Kreu i qeverisë pati dhe kritika për vendet e BE që nuk […]
Nga Forumi i Sigurisë GLOBSEC 2024 në Prag, kryeministri Edi Rama është pyetur nga drejtuesi i forumit dhe për marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për emigrantët.
Rama tha vendi ynë e pranoi atë marrëveshje për shkak marrëdhënieve historike që kanë patur dy vendet.
Kreu i qeverisë pati dhe kritika për vendet e BE që nuk bashkëpunojnë për çështjen e emigrantëve që vijnë nga Lindja e Mesme, duke thënë se kjo nuk është një luftë kulturash.
“Nuk i themi dot jo Italisë. Nuk i thua dot jo as Giorgias. Nuk i thua dot Italisë për shkak të historisë, shumë gjërave dhe faktit se sa shumë ka qenë e pranishme për ne Italia kur kemi në situata të këqija. Së dyti, sepse jemi të gjithë evropianë dhe duhet të sillemi si evropianë. Edhe pse po na vonojnë lejen për të qenë pjesë e kësaj familjeje të përbashkët evropiane, ky është një problem për të gjithë Evropën. Ngritja e kësaj çështjeje në fushata zgjedhore dhe ndarja e shoqërisë për diçka që është racionale, e ka çuar problemin e emigracionit në problemin e luftës kulturore dhe ky është dëmi më i madh që i është bërë vlerave dhe parimeve evropiane, të gjithë mënyrës së të kuptuarit se çfarë janë myslimanët. Unë jam katolik, bashkëshortja ime është myslimane, kemi dy fëmijë ortodoks dhe më i vogli mund të jetë budist. Nuk kemi asnjë problem, Shqipëria ka qenë vendi i vetëm në Evropë që kishte më shumë hebrenj dhe nuk ka asnjë hebre të regjistruar që të jetë dëbuar nga vendi në kampet e përqendrimit. Janë dy emra që janë depërtuar në kamp, nuk ishin hebrenj por shqiptarë. Ne jemi besnikë, do t’i mbrojmë deri në fund. Kjo do të thotë se në një vend me shumicë myslimane, hebrenjtë u shpëtuan nga familje myslimane. Ça është kjo luftë kulturore, po vijnë myslimanët. Kjo në fakt nuk ka të bëjë me myslimanët apo kulturën por me atë që tha Mette, me konceptin e thjeshtë të territorit të qeverisur nga njerëzit e zgjedhur në këtë territor që duhet të garantojë që ata që janë dhe kush duhet të dalë jashtë është 1,2,3,4. Kjo gjëja që ju vini, të gjithë vijnë, është si të luash lojën e forcave të tjera por jo të bësh atë që është e nevojshme për Evropën. Është edhe aspekti i Evropës, që evropa nuk mund të përballet me këtë valë nëse nuk bën dicka madhore politikisht për t’u bërë më e bashkuar. Evropa nuk është me e reja në glob, më e vjetra. Është më aq e pasur sa ka qenë. Ka pjesë të rajoneve të Evropës ku PBB po ulet. Evropa ka nevojë për më shumë emigrantë se sot, por në mënyrë të rregullt. Tiktok në Kinë, shkëlqen gjithkush që hyn atje duket si jeton në parajsë, ndërsa TikTok në Evropë është një ferr. Evropa po mbirregullon gjithcka, po liberalizon median dhe lirinë e fjalës dhe unë kam shumë frikë që Evropa do të përfundojë në një pozitë të tmerrshme nëse nuk flet me një zë të vetëm. Si e fiton luftën në Ukrainë, kur njëra palë është e angazhuar plotësisht, kurse tjetrës i thua ja po të japim avionin.”,-u shpreh Rama.