Taylor Swift me më së shumti nominime në “MTV Video Music Awards 2024”

Këngëtarja e famshme, Taylor Swift, udhëheq me 10 nominime në “MTV Video Music Awards 2024” (MTV VMA). Post Malone, bashkëpunëtori saj në këngën “Fortnight”, radhitet i dyti, me nëntë nominime, tetë prej të cilave i ka në tandem me Swiftin, plus një për hitin e tij “I Had Some Help”, të cilin e ka në […]

gusht 7, 2024 - 19:30
 0  5
Taylor Swift me më së shumti nominime në “MTV Video Music Awards 2024”

Këngëtarja e famshme, Taylor Swift, udhëheq me 10 nominime në “MTV Video Music Awards 2024” (MTV VMA).

Post Malone, bashkëpunëtori saj në këngën “Fortnight”, radhitet i dyti, me nëntë nominime, tetë prej të cilave i ka në tandem me Swiftin, plus një për hitin e tij “I Had Some Help”, të cilin e ka në bashkëpunim me Morgan Wallen, shkruan “Billboard”.

Pas këtyre dyve, radhiten këngëtarët, Ariana Grande, Eminem dhe Sabrina Carpenter, me nga gjashtë nominime secili. Megan Thee Stallion dhe SZA kanë nga pesë nominime, Olivia Rodrigo dhe Teddy Swims nga katër.

Kënga “Fortnight” është e nominuar për çmimin “videoklipi më i mirë i vitit”, ku do të përballet me këngën e Grandes “We Can’t Be Friends (wait for your love)”,  me “Lunch” të Billie Eilishit, “Paint The Town Red” të Doja Catit, “Houdini” të Eminemit dhe “Snooze” të SZA-së.

Swift ka fituar katër herë çmimin  e “videoklipit më të mirë të vitit” në MTV Video Music Awards. Në vitin 2015 ka fituar me këngën “Bad Blood”, “You Need To Calm Down” në vitin 2019, “All Too Well: The Short Film” në vitin 2022 dhe “Anti-Hero” në vitin 2023. Ajo synon të zgjerojë listën me fitime të këtij çmimi.

Nëse Swift fiton katër çmime nga MTV VMA, ajo do të barazohet me Beyoncen si fituesja më e madhe në historinë e spektaklit. Por, Beyonce po ashtu kandidon për këngën e vitit, me këngën “Texas Hold ‘Em”. Nëse Eminemi fiton një çmim do ta kalonte artisin Peter Gabriel,  e të bëhej si rekordmen i vetë me më së shumti çmime në MTV VMA. Këtë rekord e ndan me Gabrielin me nga 13 çmime.