Tayna sërish me probleme, njofton se nuk do të marrë pjesë në një koncert: Nuk ishte në dorën time

Rap-artistja e njohur, Tayna, ka njoftuar fansat se nuk do të marrë pjesë në festivalin “Alba” që organizohet çdo vit në Zvicër. Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, gjegjësisht Instagram. Ajo nuk ka bërë të ditur ndonjë arsye, por që u kërkon falje të gjithëve. […]

qershor 19, 2024 - 14:01
 0  10
Tayna sërish me probleme, njofton se nuk do të marrë pjesë në një koncert: Nuk ishte në dorën time

Rap-artistja e njohur, Tayna, ka njoftuar fansat se nuk do të marrë pjesë në festivalin “Alba” që organizohet çdo vit në Zvicër.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, gjegjësisht Instagram.

Ajo nuk ka bërë të ditur ndonjë arsye, por që u kërkon falje të gjithëve.

Foto: Screenshot/Instagram

“Pjesëmarrja ime në Alba Festival anulohet. I kërkoj falje fansave të mi po nuk ishte në dorën time”, u shpreh ajo.

E njëjta tutje theksoi: “Shihemi në verë”.

Tayna vetëm pak javë më parë ishte shumë e komentuar në media për shkak të disa problemeve me ish-menaxherin e saj, Rinor Hykollin.

Kjo ndodhi pas publikimit të këngës së saj të re, që u bllokua menjëherë, meqë ndodhej akoma në kontratë.