Te një grua nga Tetova u regjistrua rasti i tretë me Ethet e Nilit Perëndimor
Rasti i tretë me Ethet e Nilit në Maqedoninë e Veriut është regjistruar te një grua 60 vjeçare në Tetovë. Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) informoi se rasti është paraqitur më 22 gusht, raporton Portalb.mk. ISHP thekson se se simptomat fillestare të pacientes kanë filluar më 13 gusht, dy ditë më vonë ajo është dërguar […]
Rasti i tretë me Ethet e Nilit në Maqedoninë e Veriut është regjistruar te një grua 60 vjeçare në Tetovë. Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) informoi se rasti është paraqitur më 22 gusht, raporton Portalb.mk.
ISHP thekson se se simptomat fillestare të pacientes kanë filluar më 13 gusht, dy ditë më vonë ajo është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës. Më 19 gusht, pacientja është dërguar në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup.
Aty u morën mostra për analiza mikrobiologjike të disa shkaqeve dhe analizat konfirmuan sëmundjen e Etheve të Nilit Perëndimor.
Nga ISHP theksuan se pacientja ende është e shtruar në Klinikën Infektive në Shkup.
Periudha e inkubacionit për këtë sëmundje zakonisht zgjat nga 3 deri në 14 ditë. IShP bën me dije se rreth 80% e infeksioneve te njerëzit kalojnë pa shfaqur simptoma. 20% e mbetur e infeksioneve simptomatike zakonisht manifestohen si ethe që kalon vetvetiu dhe më pak se 1% e infeksioneve zhvillohen në forma serioze, me një pasqyrë të rëndë klinike dhe janë potencialisht fatale (p.sh. inflamacion i trurit ose shfaqja e paralizës).
Nuk ka terapi specifike dhe trajtimi ka për qëllim kryesisht kurimin e simptomave.