Plagosje me thikë në Strimnicë, i plagosuri e sulmoi verbalisht kryetarin e Zhelinës ndërsa fizikisht një person tjetër

33 vjeçari S.B. ka mbetur i plagosur me thikë në fshatin Strimnicë të Komunës së Zhelinës, therjes i priu sulmi verbal ndaj kryetarit të Komunës së Zhelinës dhe sulmi fizik ndaj një personi tjetër, raporton Portalb.mk. Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njoftoi se sot në ora 13:35, në oborrin e xhamisë në fshatin Strimnicë, […]

gusht 30, 2024 - 21:00
 0  5
Plagosje me thikë në Strimnicë, i plagosuri e sulmoi verbalisht kryetarin e Zhelinës ndërsa fizikisht një person tjetër
Vendi ku ndodhi plagosja në Strimnicë të Zhelinës. Foto: Portalb.mk

33 vjeçari S.B. ka mbetur i plagosur me thikë në fshatin Strimnicë të Komunës së Zhelinës, therjes i priu sulmi verbal ndaj kryetarit të Komunës së Zhelinës dhe sulmi fizik ndaj një personi tjetër, raporton Portalb.mk.

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njoftoi se sot në ora 13:35, në oborrin e xhamisë në fshatin Strimnicë, F.B. ka sulmuar verbalisht B.S. (34), kryetar i Komunës së Zhelinës dhe ka sulmuar fizikisht I.I., babain e O.I., pas së cilës i njëjti ka ikur.

“Rreth orës 14, sipas raportimit, F.B. ka ardhur në objektin hotelierik ku ndodhej O.I, pas së cilës ka pasur një debat dhe O.I. (36) i ka shkaktuar plagë me thikë F.B.”, thanë nga SPB Tetovë.

Policia tha se në orën 14:15 O.I. nga fshati Strimnicë i Tetovës, vetë është paraqitur në Departamentin e Policisë Grupçin pasi e ka therur F.B.

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu në një deklaratë për TV21 tha se personi në fjalë sot duke qenë në xhami i është afruar dhe i ka thënë se ka pyetje t’i parashtrojë jashtë.

“Dolëm jashtë, dhe ai në formë kërcënuese mu afrua dhe më tha kur do të më punësoni, me një ton shumë kërcënues, duke mu afruar shumë afër, dhe e pashë nga afër se personi, nga fizionomia, që personi nuk është person normal dhe është person me probleme psikologjike. Ndërhyri një person tjetër që ta ndajë, ta ndajë nga unë që eventualisht mos të më sulmojë fizikisht, pastaj aty u bë situatë tollovi, ku ndërhynë persona të tjerë, unë u largova dhe pastaj më vonë kuptova se ai person ka pësuar një sulm, apo është plagosur rëndë, që më vjen shumë keq, pse ka ndodhur ashtu. Por qytetarët më njoftuan se bisedohet për një person me probleme të rënda psikologjike, që ka qenë në Bardocë dhe ka qenë i dënuar dhe policia e ka të njohur si emër”, tha Sejdiu

SPB Tetovë në koordinim me prokurorin publik nga Prokuroria e Tetovës po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit.

Vendi ku ndodhi plagosja në Strimnicë të Zhelinës. Foto: Portalb.mk
Vendi ku ndodhi plagosja në Strimnicë të Zhelinës. Foto: Portalb.mk