Të premten dhe të shtunën do të ketë spërkatje kundër mushkonjave në Shkup

Qyteti i Shkupit pritet që këtë javë, të premten dhe të shtunën të organizojë spërkatjen kundër mushkonjave në hapësirave publike të Shkupit, transmeton Portalb.mk. “Më 16 dhe 17 gusht, në orët e hershme të mëngjesit, do të realizohet dezinsektimi ajror kundër formave të mëdha të mushkonjave në territorin e qytetit të Shkupit”, njoftoi Qyteti i […]

gusht 14, 2024 - 21:00
 0  6
Të premten dhe të shtunën do të ketë spërkatje kundër mushkonjave në Shkup
Lumi Vardar, analiza ekonomike, ekonomi, gjelberim, ndertim, urbanizem

Qyteti i Shkupit pritet që këtë javë, të premten dhe të shtunën të organizojë spërkatjen kundër mushkonjave në hapësirave publike të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Më 16 dhe 17 gusht, në orët e hershme të mëngjesit, do të realizohet dezinsektimi ajror kundër formave të mëdha të mushkonjave në territorin e qytetit të Shkupit”, njoftoi Qyteti i Shkupit, duke paralajmëruar bletarët të marrin masa për mbrojtjen e bletëve.

Në rast se kushtet atmosferike nuk lejojnë një gjë të tillë, dezinsektimi do të shtyhet deri në përmirësimin e kushteve në ndonjë ditë tjetër.