Tensionet ndëretnike! LSDM kërkon takim liderësh, VMRO nuk do të lejojë të cënohet siguria!

Policia nuk veproi në mënyrë preventive dhe në kohë dhe lejoi eskalimin e situatës në nivel që të nxiten ndasitë midis qytetarëve dhe tensionet në shoqëri – thonë nga LSDM-ja. Sipas tyre, dje Ministri I Brendshëm, Toshkovski, personalisht kishte theksuar se MPB-ja ka marrë paralajmërime të sigurisë për incidente të mundshme. LSDM “Nëse MPB ka […]

dhjetor 1, 2024 - 16:00
 0  6
Tensionet ndëretnike! LSDM kërkon takim liderësh, VMRO nuk do të lejojë të cënohet siguria!

Policia nuk veproi në mënyrë preventive dhe në kohë dhe lejoi eskalimin e situatës në nivel që të nxiten ndasitë midis qytetarëve dhe tensionet në shoqëri – thonë nga LSDM-ja.

Sipas tyre, dje Ministri I Brendshëm, Toshkovski, personalisht kishte theksuar se MPB-ja ka marrë paralajmërime të sigurisë për incidente të mundshme.

LSDM

“Nëse MPB ka qenë e paralajmëruar siç thotë Toshkovski përse policia nuk ndërmori asgjë? Pse nuk veproi në mënyrë preventive që të mos lejojë eskalimin? Përse lejoi të ndodh kaosi? Vet deklarata e Toshkovskit lokalizon përgjegjësinë tek ai dhe MPB-ja.”

Socialdemokraët thonë se shoqëria maqedonase gjendet para një testi të rëndësishëm të pjekurisë dhe përgjegjësisë, ku sipas tyre, ngjarjet e fundit kanë goditur themelet e bashkëjetesës dhe sigurisë.

LSDM-ja bën thirrje për mbajtje urgjente të takimit të liderëve me të gjitha partitë parlamentare.

LSDM

“Nevojitet veprim i përbashkët i të gjithë aktorëve relevant politik, politikanët të tregojnë pjekuri në këto momente dhe bashkë të ndihmojnë për stabilitetin e vendit. Qytetarët duhet t`i shohin pamjet e unitetit – pamjet e liderëve që janë gati të ulen në tavolinë të përbashkët, të bisedojnë dhe bashkë të përballen me të gjitha sfidat.”

Por, VMRO-DPMNE pretendon se skenari I dyshes LSDM-BDI për krizë artificiale, destabilizim dhe tensione etnike, me kohë është zbuluar dhe shkatëruar.

VMRO – DPMNE

“Veprimet e LSDM-BDI implikojnë manipulimin me simbolikën e flamurit maqedonas. LSDM-BDI po përpiqen që ta defokusojnë aopinionin nga veprimet e tyre kontraverze në frikë dhe agon inga përballja me drejtësinë. LSDM-BDI duhet ta dijnë se simbolet kombëtare nuk duhet të jenë viktima të lojrave të këtilla.”

Ndryshe, gjatë së shtunës, Kryeministri Mickoski deklaroi se nuk sheh arsye objektive për të inicuar takim liderësh, por tha se do ta mendojë këtë propozim të opozitës. /tvklan.mk