Tensionet Shkup-Athinë, Mitsotakis vijon kërcënimet, ja si do të ndikojë konflikti diplomatik në integrimin europian të Maqedonisë së Veriut
Politika greke vijon t’i dërgojë mesazhe kërcënuese Maqedonisë së Veriut, teksa marrëdhëniet e tyre janë tepër të trazuara. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka paralajmëruar presidenten e re për të ndalur provokimet verbale dhe vënien në pikëpyetje praktike të Marrëveshjes së Prespës dje nga Follorina. Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut Gordana Silianovska, gjatë betimit […] The post Tensionet Shkup-Athinë, Mitsotakis vijon kërcënimet, ja si do të ndikojë konflikti diplomatik në integrimin europian të Maqedonisë së Veriut appeared first on InfoShqip.com.
Politika greke vijon t’i dërgojë mesazhe kërcënuese Maqedonisë së Veriut, teksa marrëdhëniet e tyre janë tepër të trazuara. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka paralajmëruar presidenten e re për të ndalur provokimet verbale dhe vënien në pikëpyetje praktike të Marrëveshjes së Prespës dje nga Follorina.
Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut Gordana Silianovska, gjatë betimit të saj e quajti vendin e saj “Maqedoni”, ndërsa kryeministri i ri çoi më tej provokimit duke i thënë Greqisë se vendin e tij do e quajë si të dojë. Mitsotakis deklaroi shprehimisht se nëse udhëheqja e re e Shkupit këmbëngul në retorikën provokuese, atëherë rruga e tyre evropiane do të mbetet e mbyllur.
“Jam i pakënaqur që fqinjët tanë veriorë kanë zgjedhur në këtë moment të kthehen në kohë dhe të vënë në dyshim emrin e vendit të tyre. Kur u votua Prespes, ND-ja ishte kundër por kishte thënë se nuk mund të prishim një marrëveshje ndërkombëtare me ligj dhe nen. Unë duan të dërgojnë një mesazh disa kilometra larg kufijve tanë, në Shkup: nëse ata këmbëngulin në sfidimin e thelbit të marrëveshjes për emrin e vendit, dijeni se rruga e tyre evropiane do të mbetet e mbyllur. Dhe këtë nuk e them me gëzim ”, tha Mitsotakis. Mitsotakis gjithashtu theksoi se reagimi i Komisionit është bërë me nxitjen e Greqisë. Komisioni Evropian i bëri thirrje Maqedonisë së Veriut që të zbatojë marrëveshjen. Në një intervistë të dhënë në për “Euroaktiv”, zëdhënësi i KE-së ka nënvizuar se është e rëndësishme që marrëveshjet të zbatohen me vullnet të plotë nga të dy palët. “Raportet ndërfqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal mbeten thelbësore për procesin e zgjerimit”, tha ai.
The post Tensionet Shkup-Athinë, Mitsotakis vijon kërcënimet, ja si do të ndikojë konflikti diplomatik në integrimin europian të Maqedonisë së Veriut appeared first on InfoShqip.com.