Tentuan ta shantazhojnë dentistin nga Shkupi, prokuroria filloi hetimin për 33 vjeçarin dhe një person tjetër

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nisur procedurat hetimore ndaj dy të dyshuarve për shantazh, ku njëri i dyshuar është identifikuar, ndërsa tjetri akoma jo, transmeton Portalb.mk. “Prokurori publik ka sjellën Urdhër për realizimin e procedurave hetimore kundër një personi të dyshuar për veprën penale – zhvatje, në bazë të nenit 258, paragrafi 1 në […]

Mars 8, 2025 - 18:00
 0  5
Tentuan ta shantazhojnë dentistin nga Shkupi, prokuroria filloi hetimin për 33 vjeçarin dhe një person tjetër
Telefon, Foto: Gilles Lambert/ Unsplash

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nisur procedurat hetimore ndaj dy të dyshuarve për shantazh, ku njëri i dyshuar është identifikuar, ndërsa tjetri akoma jo, transmeton Portalb.mk.

“Prokurori publik ka sjellën Urdhër për realizimin e procedurave hetimore kundër një personi të dyshuar për veprën penale – zhvatje, në bazë të nenit 258, paragrafi 1 në lidhje me nenet 19 (në tentim) dhe 22 (bashkëpunim)”, raportoi Prokuroria.

Prokuroria theksoi se janë duke u marrë veprime për zbardhjen e të dyshuarit të dytë, derisa i dyshuari i parë është një shkupjan 33 vjeçar, ndërkohë janë propozuar edhe masa kufizuese, si marrja e dokumenteve të udhëtimit.

“I dyshuari 33 vjeçar shkupjan, së bashku me një person, i cili deri më tani akoma nuk është identifikuar, me forcë dhe kërcënime serioze kanë tentuar të detyrojnë një stomatolog të paguajë 5 mijë euro”, njoftoi Prokuroria.

Raportohet se ata kishin caktuar një termin në muajin janar te ordinanca, ku e kishin kërcënuar përmes një videos, për çka i kishin kërkuar 5 mijë euro.