“Tipat e këtyre kërkojnë femra virgjine”, Xheneta flet për djemtë e shtëpisë
Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Xheneta dhe Drenusha zhvilluan një bisedë mbi qëndrimet e djemve të shtëpisë. Xheneta shprehu mendimin e saj kritik: “Çka janë këta meshkuj? Tipat e tyre kërkojnë femra virgjëresha.” Në mënyrë ironike, Drenusha iu përgjigj: “Po, edhe do t’i gjejnë.” Xheneta vazhdoi duke pyetur me humor: “Ku, virgjine në […]


Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Xheneta dhe Drenusha zhvilluan një bisedë mbi qëndrimet e djemve të shtëpisë.
Xheneta shprehu mendimin e saj kritik: “Çka janë këta meshkuj? Tipat e tyre kërkojnë femra virgjëresha.”
Në mënyrë ironike, Drenusha iu përgjigj: “Po, edhe do t’i gjejnë.”
Xheneta vazhdoi duke pyetur me humor: “Ku, virgjine në vesh a?”
Në vijim të bisedës, Drenusha ndau shqetësimin e saj për qëndrimet e opinionistëve ndaj femrave në program.
“Duan t’i shtypin femrat me çdo kusht, ndërsa meshkujt i lënë të paprekur. Maskilizmi këtu është në kulm”, tha ajo, duke kritikuar qasjen e pabarabartë.
Gjithashtu, Drenusha shtoi se videoja e saj duke përqafuar Drilonin ishte ripërsëritur disa herë nga produksioni, duke sugjeruar se kjo ndodhi për shkak të mungesës së materialeve të tjera për të treguar.