Toshkovski: Softuer i ri për menaxhimin e operacioneve të policisë së aviacionit
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot mori pjesë në prezantimin e softuerit më të ri për menaxhimin e operacioneve të aviacionit, i dizajnuar posaçërisht për nevojat e njësive The post Toshkovski: Softuer i ri për menaxhimin e operacioneve të policisë së aviacionit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot mori pjesë në prezantimin e softuerit më të ri për menaxhimin e operacioneve të aviacionit, i dizajnuar posaçërisht për nevojat e njësive të helikopterëve në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ministri Toshkovski theksoi se operacionet me helikopterë janë të një rëndësie kyçe për MPB-në, qoftë për shpëtim, transport, zjarrfikje, operacione policore apo civile dhe për këtë arsye nevojitet një shkallë e lartë e organizimit, koordinimit dhe besueshmërisë në kryerjen e misioneve.
“Kompleksiteti i operacioneve në njësitë e helikopterëve kërkon përshtatje të vazhdueshme dhe reagim të shpejtë në çdo moment. Ne kemi krijuar softuer që do të bashkojë të gjitha aspektet, menaxhimin e integruar, automatizimin e proceseve, me synimin për një koordinim më të mirë dhe mbështetje për marrjen e vendimeve të shpejta. E pamë rëndësinë e njësive të helikopterëve në përballjen me zjarret dhe se sa është e rëndësishme reagimi i shpejtë dhe profesional për sigurimin e qytetarëve edhe nga ky aspekt”.
“Një nga planet strategjike të udhëheqjes së re të MPB-së, përfshirë këtu edhe Qeverinë, është dixhitalizimi i proceseve me synim shërbime më të shpejta dhe më të mira për qytetarët, përmirësimi i proceseve policore që do të krijojnë një polici moderne dhe efektive që do të luftojë me sukses të gjitha llojet e krimit dhe korrupsionit dhe do të garantojë sigurinë e çdo qytetari dhe të shtetit”, theksoi ministri Toshkovski.
The post Toshkovski: Softuer i ri për menaxhimin e operacioneve të policisë së aviacionit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .