Toshkovski thotë se nuk ka pasur kushte për përgjegjësi të truprojës së Mickoskit

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski thotë se nuk ka pasur kushte për sanksionimin e zyrtarit që rrahu një polic tjetër para kafenesë “Mosh” në Shkup dhe për të The post Toshkovski thotë se nuk ka pasur kushte për përgjegjësi të truprojës së Mickoskit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 20, 2024 - 22:00
 0  6
Toshkovski thotë se nuk ka pasur kushte për përgjegjësi të truprojës së Mickoskit

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski thotë se nuk ka pasur kushte për sanksionimin e zyrtarit që rrahu një polic tjetër para kafenesë “Mosh” në Shkup dhe për të cilin LSDM-ja opozitare këto ditë e akuzon se është liruar dhe lënë pa përgjegjësi, përcjell FLAKA.

“Në momentin kur Departamenti i Punëve të Brendshme ka konstatuar nevojën për fillimin e procedurës së duhur, personi me interes për opozitën është pezulluar nga Ministria e Punëve të Brendshme deri në përfundimin e procedurës përkatëse që është ndërmarrë. Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur procedurë përkatëse penale pranë institucioneve kompetente. Prokurori publik kompetent në rastin konkret ka konstatuar se polici në fjalë duhet të lirohet nga përgjegjësia dhe akti është dorëzuar në kuadër të procedurës disiplinore që zhvillohet në MPB”, tha Toshkovski.

Ai shtoi se edhe komisioni disiplinor ka konstatuar se zyrtarët në fjalë nuk i kanë kushtet për t’u sanksionuar në kuadër të procedurës disiplinore që është zhvilluar në ministri. Sipas tij, nuk duhet të përhapet dezinformata.

Mediat bënë të ditur se polici i rrahur, i cili u sulmua në muajin shkurt para kafenesë “Mosh”, ka kërkuar nga Prokuroria që të mos ndiqet penalisht Ivica Bisovski, ish-truproja e kryeministrit aktual Mickoski. FLAKA

The post Toshkovski thotë se nuk ka pasur kushte për përgjegjësi të truprojës së Mickoskit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .