Tragjedi në rrugën Gostivar–Tetovë, vdes një grua 33 vjeçare – disa të lënduar
Një aksident tragjik ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në autostradën Gostivar–Tetovë, afër mbikalimit për fshatin Kamjan, ku një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të The post Tragjedi në rrugën Gostivar–Tetovë, vdes një grua 33 vjeçare – disa të lënduar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Një aksident tragjik ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në autostradën Gostivar–Tetovë, afër mbikalimit për fshatin Kamjan, ku një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar, transmeton Flaka
Sipas informacioneve të konfirmuara nga SPB Tetovë, vetura e tipit “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, e drejtuar nga J.S. (22) nga fshati Pirok, ka dalë nga rruga pasi ka humbur kontrollin mbi mjetin. Si pasojë e aksidentit, pasagjerja G.A. (33) nga fshati Bogovinë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, gjë që është konstatuar nga mjekët e emergjencës.
Të lënduar kanë mbetur edhe drejtuesja e veturës, J.S., si dhe pesë pasagjerë të tjerë: V.R. (28) nga Bogovina, J.O. (21) nga Piroku, A.M. (10) nga Palatica, A.M. (6) nga Bogovina dhe A.R. (15) nga Palçishti i Poshtëm. Të lënduarit janë transportuar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Tetovë.
Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë menjëherë ekipet e policisë së SPB Tetovë dhe Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike Tetovë, të cilët janë duke kryer hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve për kujdes të shtuar në komunikacion, veçanërisht në këtë segment rrugor që shpeshherë është skenë e aksidenteve të rënda. Flaka
The post Tragjedi në rrugën Gostivar–Tetovë, vdes një grua 33 vjeçare – disa të lënduar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
