Traileri i filmit erotik me aktoren Nicole Kidman mblodhi gati tre milionë shikime në dy ditë

Studio A24 publikoi trailerin zyrtar për thrillerin erotik “Babygirl” me regji të Halina Reijn, me aktorë Nicole Kidman dhe Harris Dickinson. Filmi i shumëpritur u shfaq premierë në Festivalin e Filmit të Venecias sivjet dhe Nicole Kidman fitoi gjithashtu çmimin Volpi Cup për aktoren më të mirë. Traileri i filmit u publikua dy ditë më […]

tetor 5, 2024 - 17:00
 0  8
Traileri i filmit erotik me aktoren Nicole Kidman mblodhi gati tre milionë shikime në dy ditë

Studio A24 publikoi trailerin zyrtar për thrillerin erotik “Babygirl” me regji të Halina Reijn, me aktorë Nicole Kidman dhe Harris Dickinson.

Filmi i shumëpritur u shfaq premierë në Festivalin e Filmit të Venecias sivjet dhe Nicole Kidman fitoi gjithashtu çmimin Volpi Cup për aktoren më të mirë.

Traileri i filmit u publikua dy ditë më parë dhe tashmë ka mbledhur gati tre milionë shikime.

Në film, Kidman luan një grua të fuqishme ekzekutive dhe familjare të Nju Jorkut, e cila fillon një lidhje të rrezikshme me praktikantin e saj shumë më të ri, të luajtur nga Harris Dickinson.

Përveç Kidman dhe Dickinson, rolet në film u luajtën nga: Antionio Banderas, Victor Slezak. Sophie Wilde, Vaughan Reilly, Esther McGregor, Leslie Silva dhe Anoop Desai.

Kritikët që patën mundësinë ta shohin filmin besojnë se do të jetë shumë i suksesshëm dhe se Kidman ndoshta do të ketë nominime të shumta për rolin e saj. Duke gjykuar nga komentet poshtë trailerit të publikuar, reagimet janë kryesisht pozitive.

“Babygirl” do të hapet në kinema më 25 dhjetor.