Tre të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në autostradë, drejtimi Suharekë – Prizren

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rreth orës 08:10 në autostradë, drejtimi Suharekë-Prizren. Këtë për media e bëri të ditur Bajram Krasniqi, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës. “Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”. “Njësia policore […]

gusht 25, 2024 - 14:00
 0  7
Tre të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në autostradë, drejtimi Suharekë – Prizren

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rreth orës 08:10 në autostradë, drejtimi Suharekë-Prizren.

Këtë për media e bëri të ditur Bajram Krasniqi, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.

“Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”.

“Njësia policore e autostradës është marrë me rastin”, ka thënë Krasniqi.