Trefishoi shpejtësinë, gjobitet shoferi në Viti me 400 euro
Policia në Viti ka gjobitur me 400 euro, 4 pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej nëntë muajsh ndaj një shoferi i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 40 km/h është hasur duke vozitur 122 km/h. Drejtoria Rajonale e Policisë në […]
Policia në Viti ka gjobitur me 400 euro, 4 pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej nëntë muajsh ndaj një shoferi i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 40 km/h është hasur duke vozitur 122 km/h.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut Rrugor.
Policia atje njëherësh nkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërt të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.