Trim Ademit i thyejnë xhamin e makinës, i vjedhin laptopin

Një incident i pakëndshëm ka ndodhur me artistin e njohur, Trim Ademi, i cili është bërë viktimë e hajdutëve. Ai ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se për shkak të një pakujdesie të vogël, ka humbur laptopin e tij personal, i cili përmbante materialin e ri artistik. Trimi ka ndarë me fansat e tij lajmin e […]

shkurt 11, 2024 - 18:00
 0  4
Trim Ademit i thyejnë xhamin e makinës, i vjedhin laptopin

Një incident i pakëndshëm ka ndodhur me artistin e njohur, Trim Ademi, i cili është bërë viktimë e hajdutëve.

Ai ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se për shkak të një pakujdesie të vogël, ka humbur laptopin e tij personal, i cili përmbante materialin e ri artistik.

Trimi ka ndarë me fansat e tij lajmin e hidhur, duke u shprehur se kënga e tij e re, e cila ishte planifikuar për një publikim të afërt, do të vonohet për shkak të vjedhjes së papritur.

Foto: Capital T/Instagram

Ai ka rrëfyer se laptopin e kishte lënë në makinë dhe se grabitësit, në një moment të papërshtatshëm, kanë arritur të thyejnë xhamin e pasëm të veturës dhe të marrin pajisjen.

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij pamje të veturës së dëmtuar, përcjellë me një kërkimfalje dhe mirëkuptim nga ana e tyre. /Telegrafi/

Foto: Capital T/Instagram