Trump thotë se udhëheqësit iranianë ‘së shpejti do të jenë në negociata’ me SHBA-në
Në një postim tjetër në Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump tha se “udhëheqësit” iranianë së shpejti do të jenë në negociata me “përfaqësuesit” e tij – me sa duket nënpresidentin, JD Vance, të dërguarin special Steve Witkoff dhe dhëndrin e presidentit Jared Kushner. Duke bashkangjitur postimin e tij me lajme të paverifikuara që pretendojnë


Në një postim tjetër në Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump tha se “udhëheqësit” iranianë së shpejti do të jenë në negociata me “përfaqësuesit” e tij – me sa duket nënpresidentin, JD Vance, të dërguarin special Steve Witkoff dhe dhëndrin e presidentit Jared Kushner.
Duke bashkangjitur postimin e tij me lajme të paverifikuara që pretendojnë se Irani po planifikon të varë tetë gra, Trump tha: “Do ta vlerësoja shumë lirimin e këtyre grave. Jam i sigurt se do ta respektojnë faktin që e bëtë këtë. Ju lutem, mos u bëni asnjë dëm! Do të ishte një fillim i shkëlqyer për negociatat tona!!!”.
Zyrtarët iranianë nuk e kanë konfirmuar publikisht se një delegacion do të marrë pjesë në një raund të ri bisedimesh për paqe, megjithëse Associated Press raporton se JD Vance dhe kryetari i parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher, do të mbërrijnë në Islamabad nesër në mëngjes për të udhëhequr ekipet e tyre në negociata.
Më parë, Ghalibaf tha se Teherani po përgatit “karta të reja në fushën e betejës” nëse lufta me SHBA-në rifillon pasi armëpushimi të skadojë nesër. Trump ka shprehur ngurrimin e tij për ta zgjatur atë.
