Tym i zi afër Termocentralit “Kosova A”, zëdhënësi i KEK: Po digjen barishte, zjarrfikësit janë në vendngjarje

Në afërsi të Termocentralit “Kosova A” është parë të dalë tym i zi. Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli, ka thënë  së s’ka asgjë për t’u shqetësuar dhe se bëhet fjalë për djegie të disa barishteve në afërsi të Termocentralit. Ai ka thënë se zjarrfikësit e KEK-ut janë tashmë në vendin e ngjarjes, e kanë lokalizuar

Korrik 8, 2025 - 17:00
 0  3
Tym i zi afër Termocentralit “Kosova A”, zëdhënësi i KEK: Po digjen barishte, zjarrfikësit janë në vendngjarje
Tym i zi afër Termocentralit “Kosova A”, zëdhënësi i KEK: Po digjen barishte, zjarrfikësit janë në vendngjarje

Tym i zi afër Termocentralit “Kosova A”, zëdhënësi i KEK: Po digjen barishte, zjarrfikësit janë në vendngjarje

Në afërsi të Termocentralit “Kosova A” është parë të dalë tym i zi. Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli, ka thënë  së s’ka asgjë për t’u shqetësuar dhe se bëhet fjalë për djegie të disa barishteve në afërsi të Termocentralit.

Ai ka thënë se zjarrfikësit e KEK-ut janë tashmë në vendin e ngjarjes, e kanë lokalizuar zjarrin dhe se po punojnë për ta eliminuar plotësisht.

“Nuk ka asgjë për shqetësim.Në një pjesë të sipërfaqeve/seperimet tek Termocentralit “Kosova A” (TCA), si pasojë e temperaturave të larta janë djegur disa barishta – një dukuri kjo e zakonshme që ndodh edhe në vende të tjera në kushte të ngjashme klimatike”, ka deklaruar Bucolli.

“Zjarri është duke u lokalizuar dhe situata është nën kontroll. Ekipet e zjarrfikësve të KEK-ut ndodhen në vendngjarje dhe po veprojnë me efikasitet për të siguruar menaxhimin dhe eliminimin e plotë të zjarrit.Pra, nuk ka vend për shqetësim”, ka shtuar ai./GE