U arrestua personi që ia vuri flakën Komunës së Tetovës
Policia e Tetovës ka arrestuar personin i cili dyshohet se ka vënë zjarrin në objektin e Komunës së Tetovës ku u dogjën materiale zgjedhore, raporton Portalb.mk. Me datë 07.10.2024 në ora 20.15 në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin B.R (38) nga Republika e Kosovës, me […]
Policia e Tetovës ka arrestuar personin i cili dyshohet se ka vënë zjarrin në objektin e Komunës së Tetovës ku u dogjën materiale zgjedhore, raporton Portalb.mk.
Me datë 07.10.2024 në ora 20.15 në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin B.R (38) nga Republika e Kosovës, me vendbanim të përkohshëm në Shkup.
“Ai dyshohet se një ditë më parë e ka vënë zjarrin në bodrumin e Komunës së Tetovës”, informoi SPB Tetovë.
Policia informoi se personi është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës nga neni 288 i Kodit Penal.
Dje kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami tha se dyshojnë që ky zjarr është vënë për të shkaktuar tensione ndëretnike.
Zjarri në objektin e Komunës së Tetovës ra më 6 tetor 2024, aty u dogjën materiale zgjedhore nga zgjedhjet e vitit 2017 e këndej, raportohet se janë djegur edhe dokumente të tjera. Më 7 tetor u krye inspektimi.
- LEXO: Kasami thotë se është identifikuar personi që shkaktoi zjarrin në komunë, nga Policia nuk japin informata derisa të zbardhet rasti
- LEXO: Zjarri në Komunën e Tetovës, Dauti: Pas hetimeve nga organet kompetente do japim informacione shtesë
- LEXO: Zjarr në objektin e Komunës së Tetovës, digjet material zgjedhor nga zgjedhjet e viteve të kaluara (FOTO)