U caktuan ndeshjet e balotazhit për Ligën e Parë dhe të Dytë në futbollin e Maqedonisë së Veriut
Federata e Futbollit të Maqedonisë sot ka caktuar ndeshjet e balotazhit për të plotësuar listën e ekipeve që do të marrin pjesë në Ligën e Parë dhe të Dytë në futbollin e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. Balotazhi i ndeshjes për Ligën e Parë do të luhet ndërmjet Vardarit dhe Detonit më 26 maj. Ndeshja […]
Federata e Futbollit të Maqedonisë sot ka caktuar ndeshjet e balotazhit për të plotësuar listën e ekipeve që do të marrin pjesë në Ligën e Parë dhe të Dytë në futbollin e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
Balotazhi i ndeshjes për Ligën e Parë do të luhet ndërmjet Vardarit dhe Detonit më 26 maj. Ndeshja do të fillojë prej orës 17:00 në “Bllagoj Istatov” në Strumicë. Nëse në kohën e rregullt nuk caktohet fituesi, atëherë ekipi kualifikues do të përcaktohet përmes penalltive.
Ndeshjet e balotazhit për Ligën e Dytë do të luhen më 25 maj. Ndeshja Vardarski – Korabi do të luhet në Maxhari, ndeshja Pobeda – Kumanova në Shkup, ndërsa Vllazërimi – Boreci në Manastir.
Kampioni i Ligës së Parë në sezonin 2023/24 në Maqedoninë e Veriut u shpall Struga Trim&Lum, pasi në javët e fundit u zhvillua një garë e ngushtë së bashku me Shkëndijën dhe Shkupin.
Në garën për fitues në Kupën e Maqedonisë, të mërkurën do të garojnë Voska Sport dhe Tikveshi.