U gjobiten 14 mishtore nga AUV
Në 73 inspektime të jashtëzakonshme të kryera më 30 prill të këtij viti, shërbimet e inspektimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë vendosën gjoba me vlerë 8,350 euro për 14 mishtore, ku u gjetë ushqim i pasigurt, transmeton Portalb.mk. Ata thonë se përveç gjobave, u shkatërruan edhe 323 kilogramë ushqim që u gjetën të pasigurt. […]


Në 73 inspektime të jashtëzakonshme të kryera më 30 prill të këtij viti, shërbimet e inspektimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë vendosën gjoba me vlerë 8,350 euro për 14 mishtore, ku u gjetë ushqim i pasigurt, transmeton Portalb.mk.
Ata thonë se përveç gjobave, u shkatërruan edhe 323 kilogramë ushqim që u gjetën të pasigurt.
“Me kontrollet e kryera në mishtore, janë lëshuar 23 vendime për eliminimin e mospërputhjeve të identifikuara. Tre operatorë vunë në treg ushqime të pasigurta, shtatë prej tyre u identifikuan me mangësi në zbatimin e rregullave të praktikës së mirë të prodhimit dhe higjienës, dhe katër dyqane mishi nuk kryen inspektime të detyrueshme sanitare të punonjësve”, thuhet në njoftimin e AUV-së.
Për më tepër, thuhet se tre në tre mishtore u gjetën parregullsi në etiketimin e produkteve, dhe tre të tjera nuk ishin të regjistruara si operatorë ushqimorë në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.