U përpoqën, por nuk arritën! S’ka takim Siljanovska-Radev në Vatikan
Ndonëse pati deklaruar se dëshira e saj është që vendet e rajonit të ishin të parat që do t’i vizitonte si presidente, shënimi i Ditës së iluministëve sllavë Shën Klirili dhe Metodi, e solli Gordana Siljanovska-Davkovan në Vatikan. Po edhe Selia e Shenjtë mund të krijonte shans për një takim me fqinj. Edhe bullgarët, njëjtë […] The post U përpoqën, por nuk arritën! S’ka takim Siljanovska-Radev në Vatikan appeared first on InfoShqip.com.
Ndonëse pati deklaruar se dëshira e saj është që vendet e rajonit të ishin të parat që do t’i vizitonte si presidente, shënimi i Ditës së iluministëve sllavë Shën Klirili dhe Metodi, e solli Gordana Siljanovska-Davkovan në Vatikan.
Po edhe Selia e Shenjtë mund të krijonte shans për një takim me fqinj. Edhe bullgarët, njëjtë si maqedonasit, e shënojnë Shën Kirilin dhe Metodin, andaj këtu është edhe presidenti bullgar Rumen Radev, por kjo nuk ndodhi.
“Edhe unë, edhe presidenti Tumen Radev shprehëm gatishmëri për takim, por nuk do të vihet deri në atë takim. Dy delegacionet kemi agjendë, megjithatë thamë se një orë e më parë, në momentin e parë të mundshëm do realizojmë, tha Gordana Siljanovska-Davkova, presidente e Maqedonisë së Veriut.
“Mesazhi im deri te presidentja e Maqedonisë së Veriut është se Bullgaria pret një orë e më parë ndryshim të retorikës dhe përfundimisht të ndalet gjuha e urrejtjes. Unë e shoh si shenjë pozitive angazhimin e Presidentes së RMV-së për dialog. Unë me kohë kam thënë se vetëm me dialog do të forcojmë besimin mes nesh, do të zgjidhim të gjitha kontestet dhe do të hapim derën e RMV-së drejt BE-së. Është radhe e Presidentit të RMV-së të vijë në Bullgari, tha Rumen Radev, president i Republikës së Bullgarisë.
“Edhe unë, edhe presidenti Tumen Radev shprehëm gatishmëri për takim, por nuk do të vihet deri në atë takim. Dy delegacionet kemi agjendë, megjithatë thamë se një orë e më parë, në momentin e parë të mundshëm do realizojmë”, tha Gordana Siljanovska-Davkova, presidente e Maqedonisë së Veriut.
“Mesazhi im deri te presidentja e Maqedonisë së Veriut është se Bullgaria pret një orë e më parë ndryshim të retorikës dhe përfundimisht të ndalet gjuha e urrejtjes. Unë e shoh si shenjë pozitive angazhimin e Presidentes së RMV-së për dialog. Unë me kohë kam thënë se vetëm me dialog do të forcojmë besimin mes nesh, do të zgjidhim të gjitha kontestet dhe do të hapim derën e RMV-së drejt BE-së. Është radhe e Presidentit të RMV-së të vijë në Bullgari”, tha Rumen Radev, president i Republikës së Bullgarisë.
Jozyrtarisht nga presidenca e RVM-së na u tha se pala bullgare ka kërkuar që takimi të bëhej në ambasadën e Republikës së Bullgarisë, por kjo gjë nuk është pranuar nga kabineti i presidentes Siljanovska-Davkova. Nje takim mes Siljanovskas dhe Radevit ngjall interes për shkak të qëndrimeve të ashpra të Presidentes së re dhe partisë që kandidoi VMRO-DPMNE-së ndaj kërkesës për ndryshimet kushtetuese përmes të cilave bullgarët do të futeshin në Kushtetutë.
Përndryshe Siljanovska-Davkova në Pallatin Apostolik, u prit nga kreu i Kishës Katolike Papa Françesku dhe Sekretari Shtetëror i Selisë së Shenjtë, imzot Pietro Parolin, ku shkëmbyen edhe dhurata.
“Ram dakord para së gjithash rreth problemeve aktuale, rreth mbështetjes së Vatikanit në rrugën drejt BE-së, mbështetjen e Vatikanit për Ballkanin Perëndimor. Pas 30 vitesh marrëdhënie mes dy shteteve tham se sukseset janë të dukshme.”
Krahas kabinetit të Presidencës, në audiencë tek Papa ishin edhe delegacion nga Qeveria, nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Romë dhe Selinë e Shenjtë si dhe përfaqësues nga Kisha Ortodokse dhe Katolike e Maqedonisë. Sipas agjendës, nesër Presidetja do të marrë pjesë në lutjet për nder të Shën Kirilit dhe do të vendosë lule në pllakën e gjuhës maqedonase në Bazilikën Santa Maria Maxhore. Më pas pritet të ketë takim tet-a-tet me Presidentin e Italisë Serxho Matarella, pas çka do të vijojë takim mes dy delegacioneve.
The post U përpoqën, por nuk arritën! S’ka takim Siljanovska-Radev në Vatikan appeared first on InfoShqip.com.