U shpall fituesi i Çmimit vjetor për hulumtuesit e rinj në Maqedoninë e Veriut

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut sot ka shpallur fituesit e garës për çmimin vjetor për hulumtues të rinj në fushën e makroekonomisë dhe bankave, transmeton Portalb.mk. “Në ditën e pavarësisë monetare, Banka Popullore tradicionalisht ndau Çmimin Vjetor për Hulumtues të Rinj për punimin më të mirë në fushën e makroekonomisë dhe bankave dhe sistemit […]

maj 3, 2025 - 00:00
 0  5
U shpall fituesi i Çmimit vjetor për hulumtuesit e rinj në Maqedoninë e Veriut
Ilustrim: Fisnik Xhelili/Portalb.mk në Canva

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut sot ka shpallur fituesit e garës për çmimin vjetor për hulumtues të rinj në fushën e makroekonomisë dhe bankave, transmeton Portalb.mk.

“Në ditën e pavarësisë monetare, Banka Popullore tradicionalisht ndau Çmimin Vjetor për Hulumtues të Rinj për punimin më të mirë në fushën e makroekonomisë dhe bankave dhe sistemit bankar. Fituesja e vendit të parë për vitin 2025 është Jasna Tonovska, asistente dhe doktorante në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup”, raportoi Banka Popullore.

Tonovska e fitoi çmimin vjetor me punimin “Paqëndrueshmëria e flukseve financiare ndërkombëtare: implikime për ekonominë maqedonase”.

Bordi për vlerësim të hulumtimeve përbëhet nga kryetarja Ana Mitreska, Sulltanija Bojçeva – Terzijana, Mite Miteski, Fadil Bjarami dhe Emilija Nacevska.

“Në nëntëmbëdhjetë vitet e fundit, pikërisht nëpërmjet këtij çmimi, Banka Popullore ka kontribuar në mënyrë aktive në nxitjen e aktivitetit kërkimor të të rinjve në fushën e makroekonomisë dhe bankave, duke rritur kështu kontributin e tyre shkencor me vlerë praktike në hartimin e politikave”, sqaroi Banka.