U shpallën konkurset për ndarjen e  bursave për nxënës në RMV

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se janë shpallur konkurset për ndarjen e bursave për nxënës të shkollave të mesme për vitin shkollor 2024-2025, transmeton Portalb.mk. Afati i fundit për aplikim është 15 tetor 2024. Bëhet fjalë për gjithsej 9 kategori të ndryshme bursash ndërsa kushtet për të drejtën e shfrytëzimit të bursës si dhe […]

tetor 1, 2024 - 16:00
 0  4
U shpallën konkurset për ndarjen e  bursave për nxënës në RMV
Protestë nga nxënësit, prindërit dhe drejtoria e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Tetovë për mospërfshirjen e nxënësve të shëndetësisë në bursat për paralelet duale. Foto: Fisnik Xhelili (26.10.2023)

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se janë shpallur konkurset për ndarjen e bursave për nxënës të shkollave të mesme për vitin shkollor 2024-2025, transmeton Portalb.mk.

Afati i fundit për aplikim është 15 tetor 2024.

Bëhet fjalë për gjithsej 9 kategori të ndryshme bursash ndërsa kushtet për të drejtën e shfrytëzimit të bursës si dhe dokumentet e nevojshme, janë të shënuara në secilin prej konkurseve.

Detajet e konkursit i gjeni duke klikuar KËTU.

Për pyetje shtesë mund të drejtoheni në email adresën [email protected]