Taravari: Selën e njoh si bashkëpunëtor të ngushtë të Ahmetit e Thaçit

Përmes një statusi të shkurtë në Facebook, Arben Taravari i është përgjigjur Ziadin Selës i cili sonte, gjatë një debati televiziv, e quajti gënjeshtar. Taravari me njē gjuhē më të matur ka ironizuar me ish bashkëpunētorin e tij, duke ia kujtuar se tani bashkëpunon ngushtë me Ahmetin e Thaçin, kundër të cilëve me vite kishte […]

qershor 12, 2024 - 05:00
 0  7
Taravari: Selën e njoh si bashkëpunëtor të ngushtë të Ahmetit e Thaçit

Përmes një statusi të shkurtë në Facebook, Arben Taravari i është përgjigjur Ziadin Selës i cili sonte, gjatë një debati televiziv, e quajti gënjeshtar.

Taravari me njē gjuhē më të matur ka ironizuar me ish bashkëpunētorin e tij, duke ia kujtuar se tani bashkëpunon ngushtë me Ahmetin e Thaçin, kundër të cilëve me vite kishte zhvilluar betejën politike.

“Selën e njoh si ish-bashkëpunëtor të ngushtë timin për 9 vjet në opozitë dhe aktualisht si bashkëpunëtor të ngushtë të Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit…”, ka shkruar Taravari.