Valdet Xhaferi për 9 Korrikun: Flamuri u ngrit me gjak, dinjiteti u mbrojt me sakrificë
Kryetari i degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi, në përvjetorin e 9 Korrikut, ka kujtuar me nderim sakrificën e atyre që u përballën me dhunën shtetërore për të mbrojtur The post Valdet Xhaferi për 9 Korrikun: Flamuri u ngrit me gjak, dinjiteti u mbrojt me sakrificë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kryetari i degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi, në përvjetorin e 9 Korrikut, ka kujtuar me nderim sakrificën e atyre që u përballën me dhunën shtetërore për të mbrojtur identitetin shqiptar.
“Në zemër të Gostivarit, më 9 Korrik 1997, historia foli përmes sakrificës. Nazmi Saliu, Dr. Shpend Iseini dhe Milaim Dauti u bënë emblemë e qëndresës shqiptare, duke rënë nën dhunën shtetërore vetëm sepse ngritën flamurin kombëtar në vendin e tyre,” thekson Xhaferi në deklaratën e tij.
Ai shtoi se shumë qytetarë të tjerë pësuan burgosje, tortura e ndëshkime, vetëm sepse kërkuan barazi dhe dinjitet në vendin ku kanë lindur dhe jetojnë.
“Ky përvjetor nuk është thjesht kujtim — është mesazh. Mesazh se liria nuk është dhuratë, por amanet. Se ajo nuk fitohet me fjalë, por me vendosmëri e sakrificë. Se shqiptari kur përballet me padrejtësi, ngrihet, nuk përkulet,” u shpreh Xhaferi.
Duke kujtuar 28-vjetorin e kësaj ngjarjeje, kreu i degës së BDI-së në Gostivar theksoi se brezat e rinj duhet të mos harrojnë se liria ka emër dhe histori, ndërsa kujtimi për ata që ranë për flamur është detyrim i përhershëm.
“Ne nuk harrojmë. Ne nderojmë ata që ranë për flamur dhe dinjitet. Dhe kujtojmë – jo nga malli, por nga amaneti që na lanë: të qëndrojmë gjithmonë të lirë, të drejtë dhe krenarë,” përfundon deklarata e Xhaferit.
The post Valdet Xhaferi për 9 Korrikun: Flamuri u ngrit me gjak, dinjiteti u mbrojt me sakrificë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
