“Varfëria dhe mjerimi i skajshëm”: Osmani dikur shkruante për varfërinë, por sot mezi zbriti nga G-Classa në Viti
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dikur fliste dhe shkruante për varfërinë në vendin tonë. Sidoqoftë, të enjten, gjatë një vizite në Viti, ajo zbriti nga një veturë që është antonim i varfërisë, sinonim i luksit – Mercedes Benz G-Class. Në momentin e zbritjes nga vetura, presidentja u tregua e kujdesshme dhe u duk se nuk […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dikur fliste dhe shkruante për varfërinë në vendin tonë. Sidoqoftë, të enjten, gjatë një vizite në Viti, ajo zbriti nga një veturë që është antonim i varfërisë, sinonim i luksit – Mercedes Benz G-Class.
Në momentin e zbritjes nga vetura, presidentja u tregua e kujdesshme dhe u duk se nuk e pati shumë të lehtë daljen për shkak të lartësisë së ulëses së pasme të automjetit nga toka.
“Hipokrizia s’ka kufi. Rreziku me i madh i liberalizimit te vizave nuk jane qytetaret dhe kontrabanduesit, por varferia dhe mjerimi i skajshem qe po zotron kudo ne Kosove si rezultat i keqqeverisjes, korrupsionit dhe krimit te organizuar. Ekziston vetem nje adrese e vetme per kete situate, ajo eshte Qeveria e Kosoves. E sipas Qeverise, si gjithmone, fajtor eshte qytetari. Mjafte më me akuzat kunder qytetareve” – shkruante Osmani në rrjetin “Facebook” në vitin 2013.
Disa vjet më vonë, në vitin 2021, para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme, Osmani përsëri e kishte vajtuar varfërinë gjatë një interviste bashkë me tashmë kryeministrin Albin Kurti në televizionin “Dukagjini”.
“Ky vend nuk është i varfër për shkak të njerëzve që kanë punuar me nder e me përkushtim brenda vendit e jashtë vendit, por është i varfër për shkak të politikanëve, që kanë shndërruar biznese të tëra, nëpërmjet haraçit, nëpërmjet zhvatjes, nëpërmjet marrjes së përqindjeve edhe investitorëve të huaj, nëpërmjet krimit e korrupsionit masiv, saqë organizatat ndërkombëtare sot thonë se mbi 300 milionë [euro] në vit ne i humbasim vetëm nga ky korrupsion. Kjo është arsyeja pse mbi 100 mijë qytetarë sot n’Kosovë jetojnë me më pak se një euro” – kishte thënë Osmani.
Më tutje, ajo kishte premtuar barazi për të gjithë.
“E çka ofrojmë ne është: drejtësi për të gjithë, po më së pari për ne të dy [atë dhe Kurtin], arsyetim të secilit send, më së pari për ne të dy, por drejtësi edhe për të gjithë ata që u bënë kurrë pa punuar milionerë brenda natës, edhe do t’kërkojmë përgjigje se si u bënë milionerë brenda natës” – kishte premtuar zonja që sot është presidente e vendit.