Kastrati për vendimin e MAShTI-t: Kurti përgjegjës, të presë edhe gruaja e tij nëpër librari në temperatura të larta

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati në lidhje me vendimin e Ministrisë së Arsimit për tekstet shkollore ka thënë se përgjegjësi kryesor është kryeministri, Albin Kurti ndërsa ministrja, Arbërie Nagavci është vartëse e tij. Në një konferencë për media, Kastrati ka thënë se duhet të shtrohet pyetja a “do të dalë gruaja […]

gusht 15, 2024 - 14:00
 0  5
Kastrati për vendimin e MAShTI-t: Kurti përgjegjës, të presë edhe gruaja e tij nëpër librari në temperatura të larta
kastrati-per-vendimin-e-mashti-t:-kurti-pergjegjes,-te-prese-edhe-gruaja-e-tij-neper-librari-ne-temperatura-te-larta

kastrati-per-vendimin-e-mashti-t:-kurti-pergjegjes,-te-prese-edhe-gruaja-e-tij-neper-librari-ne-temperatura-te-larta

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati në lidhje me vendimin e Ministrisë së Arsimit për tekstet shkollore ka thënë se përgjegjësi kryesor është kryeministri, Albin Kurti ndërsa ministrja, Arbërie Nagavci është vartëse e tij.

Në një konferencë për media, Kastrati ka thënë se duhet të shtrohet pyetja a “do të dalë gruaja e Albin Kurtit para librarive dhe të presë në temperatura të larta për furnizim me libra njësoj sikurse qytetarët e Kosovës”.

Sipas tij, edhe familja e Kurtit do duhej të përjetonte këtë vendim për të cilin po e pësojnë sipas tij qytetarët e Kosovës.

“Përgjegjësi kryesor është Albin Kurti. Shtrohet pyetja, gruaja e Albin Kurtit a do presë nëpër librari si prindërit e tjerë që kanë me prit me orë të tëra në 30 gradë. Le të sjellë ta përjetojë familja e tij fatin e të tjerëve se sa po ec ekonomia, si po shkon arsimi. Nagavci është vartëse e tij, nuk besoj që ka qytetarë që i pëlqen ky vendim me dalë para librarive dhe me i përjetu të gjitha këto komplikime. Është situatë komplekse, kaotike”, ka deklaruar Kastrati.