Varr*ezë e mundshme masive pranë Novi Pazarit, Gara: Mbetet sfidë mungesa e bashkëpunimit nga Serbia

Deponia e plehrave afër fshatit Kozhle në jugperëndim të Serbisë është një nga lokacionet që mund t’i fshehë krimet e kryera nga forcat serbe kundër civilëve shqiptarë në Kosovë, gjatë luftës së viteve 1998/99, thotë Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të Zhdukurit gjatë luftës në Kosovë. Në emisionin “FIVE”, Gara ka thënë se nga […]

shtator 7, 2024 - 02:00
 0  7
Varr*ezë e mundshme masive pranë Novi Pazarit, Gara: Mbetet sfidë mungesa e bashkëpunimit nga Serbia
varr*eze-e-mundshme-masive-prane-novi-pazarit,-gara:-mbetet-sfide-mungesa-e-bashkepunimit-nga-serbia

varr*eze-e-mundshme-masive-prane-novi-pazarit,-gara:-mbetet-sfide-mungesa-e-bashkepunimit-nga-serbia

Deponia e plehrave afër fshatit Kozhle në jugperëndim të Serbisë është një nga lokacionet që mund t’i fshehë krimet e kryera nga forcat serbe kundër civilëve shqiptarë në Kosovë, gjatë luftës së viteve 1998/99, thotë Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të Zhdukurit gjatë luftës në Kosovë.

Në emisionin “FIVE”, Gara ka thënë se nga mesi i muajit shtator do të mund të dihet data për fillimin e gërmimit apo të vlerësimit të lokacionit.

Por ai ka theksuar sërish se mungon bashkëpunimi nga ana e palës serbe.

“Informacionet për këtë lokacion janë siguruar nga dëshmitarë të ndryshëm dhe përgatitjet në terren kanë filluar më 26 gusht. Ajo çfarë mbetet shqetësuese është mungesa e gatishmërisë së palës serbe për bashkëpunim në këtë proces”, ka deklaruar Gara.

Gjatë luftës së viteve 1998 dhe 1999 në Kosovë u vranë më shumë se 13.000 civilë, kryesisht shqiptarë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Në territorin e Serbisë, që nga fillimi i viteve 2000, janë zbuluar pesë varreza masive me gati një mijë trupa.

Sipas Kryqit të Kuq, në Kosovë janë ende 1.612 persona të pagjetur nga lufta.