Vazhdoi rënia e numrit të udhëtarëve edhe në korrik në Aeroportin e Shkupit
Për të katërtin muaj radhazi ka vazhduar edhe në korrik rënia e numrit të udhëtarëve në Aeroportin e Shkupit, raporton Portalb.mk. Siç njofton ueb-faqja e specializuar për trafik ajror Exuaviation, këtë korrik Aeroporti i Shkupit kishte 296.861 udhëtarë, ku pati rënie prej 5,5 përqind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo […]
Për të katërtin muaj radhazi ka vazhduar edhe në korrik rënia e numrit të udhëtarëve në Aeroportin e Shkupit, raporton Portalb.mk.
Siç njofton ueb-faqja e specializuar për trafik ajror Exuaviation, këtë korrik Aeroporti i Shkupit kishte 296.861 udhëtarë, ku pati rënie prej 5,5 përqind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Kjo rënie është kryesisht për shkak të reduktimeve në kapacitetin dhe rrjetin e Wizzair për shkak të problemeve të motorit në avionët Airbus 320.
Në korrik Wizzair reduktoi kapacitetin e tij në Aeroportin e Shkupit me 12.4 përqind.
Në korrik, nga totali prej 296,861 udhëtarësh, 164,182 llogariten për Wizzair apo 55 për qind.
Ministri i Transportit Aleksandar Nikoloski në fillim të kësaj jave tha se për të zvogëluar varësinë nga Wizzair, Qeveria në të ardhmen do të subvencionojë destinacione dhe jo linjat ajrore si më parë.
Subvencionet për destinacionet e reja do të ofrohen edhe në linjat jashtë BE-së, pasi deri më tani janë subvencionuar vetëm fluturimet nga aeroportet e Bashkimit Evropian.