Vazhdon seria e akuzave të VMRO-së ndaj Stojçeskës: Ka paguar bileta për në Londër dhe nuk shkoi

VMRO-DPMNE sot ka vijuar me akuzat për keqpërdorime nga ish-ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçeska. Deputeti Mile Lefkov njoftoi se ish-ministrja ka blerë dy bileta avioni për në Londër dhe nuk ka shkuar, raporton Portalb.mk. Lefkov tha se ish ministrja ka paguar dy bileta avioni në linjën Prishtinë – Londër në një drejtim në shumë […]

shtator 1, 2024 - 15:00
 0  10
Vazhdon seria e akuzave të VMRO-së ndaj Stojçeskës: Ka paguar bileta për në Londër dhe nuk shkoi
Mile Lefkov. Foto: VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE sot ka vijuar me akuzat për keqpërdorime nga ish-ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçeska. Deputeti Mile Lefkov njoftoi se ish-ministrja ka blerë dy bileta avioni për në Londër dhe nuk ka shkuar, raporton Portalb.mk.

Lefkov tha se ish ministrja ka paguar dy bileta avioni në linjën Prishtinë – Londër në një drejtim në shumë prej 44.900 mijë denarë, e më pas nuk ka shkuar në udhëtim dhe paratë u zhdukën.

“Edhe pse udhëtimi nuk u realizua, Bisera Antoneta i arsyetoi paratë e shpenzuara me biletat e blera. Nuk është hera e parë që Bisera Antoneta blen bileta avioni për mijëra euro dhe më pas nuk e realizon udhëtimin”, tha Lefkov.

Ai paralajmëroi se nesër përsëri do të dalin me detaje të reja për këto raste.

Nga ana tjetër, ish-ministrja nuk ka reaguar lidhur me akuzat e sotme dhe të djeshme.

VMRO-DPMNE disa herë ka akuzuar ish-ministren për keqpërdorime financiare nëpër udhëtime, fillimisht për në Britani të Madhe, Austri dhe Dubai.

Ndaj këtyre akuzave ka reaguar ish-ministrja e Kulturës dhe deputetja aktuale e LSDM-së Bisera Kostadinovska Stojçeska, ajo i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se nuk ka bërë keqpërdorime. Ajo madje ka paralajmëruar edhe padi ndaj VMRO-DPMNE-së.

Edhe ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov akuzoi paraardhësen e tij në detyrë, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, për keqpërdorime, jo vetëm në sferën e shpenzimit të parasë publike dhe kartelës zyrtare, por edhe për operim të kundërligjshëm dhe në sferën e investimeve kapitale.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka hapur lëndë për të vërtetuar akuzat për keqpërdorim të mjeteve buxhetore nga ish-ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska.