Vazhdoi rritja e çmimeve te prodhimi industrial në Maqedoninë e Veriut

Vazhdoi rritja e çmimeve te prodhimi industrial në Maqedoninë e Veriut Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve te prodhimi industrial në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. “Në shtator të vitit 2024, çmimet e shitjes te produktet e prodhimit industrial në tregun e brendshëm, janë më të […]

tetor 28, 2024 - 22:01
 0  4
Vazhdoi rritja e çmimeve te prodhimi industrial në Maqedoninë e Veriut
Fabrikë në Maqedoninë e Veriut. Foto nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Vazhdoi rritja e çmimeve te prodhimi industrial në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve te prodhimi industrial në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Në shtator të vitit 2024, çmimet e shitjes te produktet e prodhimit industrial në tregun e brendshëm, janë më të larta për 0.5 përqind më krahasim me muajin paraprak dhe për 4.8 përqind në krahasim me vitin e kaluar”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Krahasuar me vitin e kaluar, rritje më e madhe është regjistruar te sektori për energjinë (13.2 %) dhe produktet e paqëndrueshme me përdorim të gjerë (6.2 %), ndërsa ulje te produktet intermediare (23.6 %). Rritja më e madhe, krahasuar me gushtin e këtij viti, kemi të produktet indermediare për 1.3 përqind.