Vdekja e vajzës 14-muajshe në Shkup, Memedi mori vendim për pezullimin nga puna të dy mjekëve
Nga Klinika për Fëmijë në Shkup njoftojnë se janë pezulluar nga puna dy mjekët për të cilët është konstatuar se kanë bërë lëshime mjekësore gjatë mjekimit të foshnjës 14 muajshe, e cila ndërroi jetë, përcjell TV21. “Në bazë të Raportit të Komisionit për mbykqirje profesionale i formuar na Ministria e shëndetësisë e RMV lidhur me […]
Nga Klinika për Fëmijë në Shkup njoftojnë se janë pezulluar nga puna dy mjekët për të cilët është konstatuar se kanë bërë lëshime mjekësore gjatë mjekimit të foshnjës 14 muajshe, e cila ndërroi jetë, përcjell TV21.
“Në bazë të Raportit të Komisionit për mbykqirje profesionale i formuar na Ministria e shëndetësisë e RMV lidhur me rastin e fëmijës 14 mujashe të ndjerë Ryja Sulisi, ku janë konstatuar elemente lëshimi mjekësor, në përputhje me nenin 187 të Ligjit për mbrojtje shëndetësore dhe nenit 30 të Statutit të ISHP Klinika universitare për sëmundje të fëmijëve. u.d drejtori Klinikës për sëmundje të fëmijëve mori vendim për formim të Komisionit për procedurë disciplinore dhe lëshoi fletëparaqitje për të verifikuar përgjegjësinë disciplinore për shkelje disciplinore të bërë nga punëtorët shëndetësorë- dy mjekët specijalist të cilët kanë qenë kujdestar dhe e kanë kontrolluar fëmijën e vogël me 03.10.2024. Njëkohësisht drejtori i Klinikës për sëmundje të fëmijëve mori vendim për largim të përkohshëm të të dy mjekëve specijalistë nga institucioni shëndetësorë, për të cilët po zbatohet procedurë disciplinore, në bazë të nenit 192 alinea 2 nga Ligji për mbrojtje shëndetësore, deri në një vendim final nga procedura discilplinore”, thuhet në njoftimin e Klinikës për Fëmijë.
Nga ana tjetër sot, Oda e Mjekëve tha se nuk ka kompetencë ligjore për të rishikuar punën e Komisionit për mbikëqyrje profesionale për trajtimin e vajzës 14-muajshe që ndërroi jetë në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve dhe do të presë vendimin e ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari me çka do të precizohet saktësisht përgjegjësia individuale dhe do të propozohen masa specifike në përputhje me rregulloret ligjore.
Më 5 tetor, në Klinikën e Fëmijëve ka ndërruar jetë një vajzë 14 muajshe, e cila më herët i ishte refuzuar shtrimi në këtë Klinikë dhe prindërit e kanë dërguar në “Kozle”. Më 14 tetor, komisioni në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë publikoi raportin nga mbikëqyrja e ekspertëve, ku ndër të tjera thuhet se në Klinikën e Fëmijëve gjatë ekzaminimit të dytë të bërë më 3 tetor, është bërë një mbikëqyrje në vlerësimin e nevoja për shtrimin në spital të fëmijës, dhe në “Kozle” u konstatua vlerësimi joadekuat dhe i parakohshëm i peshës së vështirësive respiratore.
Taravari tha dje se raporti i është dërguar dy klinikave dhe Odës së Mjekëve, ndërsa shtoi se nuk është as gjyqtar e as prokuror, por se pret përgjegjësi dhe masa nga drejtorët e dy klinikave.
Komisioni për Çështje Etike dhe Juridike në Odën e Mjekëve sot përmes një komunikate tha se nuk kanë kompetencë ligjore për të vendosur masa me iniciativë, veçanërisht për shkak se nuk disponojnë dokumentacionin mjekësor në bazë të të cilit është përgatitur raporti.
“Pjesa më e madhe e dështimeve të konstatuara në raport janë dështime sistematike në këto institucione shëndetësore, për të cilat Oda nuk ka kompetencë të drejtpërdrejtë, por shpreh shqetësim të madh, sepse ndikojnë rëndë në funksionimin e institucioneve shëndetësore dhe në cilësinë e shërbimeve shëndetësore. Besojmë se institucionet shëndetësore si kompetente për këtë segment të raportit, në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë, do t’i heqin lëshimet brenda afateve të dhëna.
Lidhur me lëshimet profesionale në trajtimin e shënuar në raport, Oda e Mjekëve mund të veprojë vetëm në kuadër të procedurës së përcaktuar me ligj në përputhje me Ligjin për Kujdesin Shëndetësor, pra vetëm në bazë të vendimit të përgatitur nga ministri i Shëndetësisë. Në rastin konkret, një zgjidhje e tillë deri më tani nuk i është dorëzuar Odës dhe Oda nuk ka mundësi ligjore të iniciojë përcaktimin e përgjegjësisë individuale dhe të propozojë masa vetëm në bazë të raportit të dorëzuar.
Oda e Mjekësisë do të veprojë menjëherë, në përputhje me kompetencat dhe kredencialet e saj, sapo të marrë një vendim nga Ministri i Shëndetësisë, i cili do të saktësojë përgjegjësinë individuale dhe do të propozojë masa konkrete në përputhje me rregulloret ligjore. Ne e kuptojmë plotësisht nevojën e publikut për përcaktim më të shpejtë të përgjegjësisë, por veprimi jashtë rregulloreve dhe autorizimeve ligjore mbart rrezikun që vendimet të ankimohen dhe shpallen të pavlefshme”, thuhet në njoftim.
Nga ana tjetër familjarët e foshnjës 14 muajshe që humbi jetën kërkojnë dorëheqjen e Ministrit Taravari dhe Drejtori të Klinikës për Fëmijë, Rexhep Memedi. Hedhja e përgjegjësisë vazhdon mes institucioneve shëndetësore lidhur me këtë rast tragjik.
Më 5 nëntor 2024, një vajzë 14 muajshe ka ndërruar jetë Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup.
Raporti i Inspektoratit Shëndetësor dhe Sanitar ka konfirmuar se para se të përkeqësohej gjendja shëndetësore dhe të ndërronte jetë, foshnja 14 muajshe është dërguar disa herë për trajtim te mjeku amë dhe te klinika për Sëmundje të Fëmijëve, por vazhdimisht është lëshuar për mjekim shtëpiak.