Rritje e BPV-së në Maqedoninë e Veriut, vlera arriti mbi 14.5 miliardë euro

Në Maqedoninë e Veriut ka pasur rritje të Bruto Produktit Vendor (BPV) në vitin e kaluar, krahasuar me vitin paraprak. Në vitin 2023 ishte 14.5 miliard euro, ndërsa në vitin 2022 ishte 13.2 miliard euro, transmeton Portalb.mk. “Bruto Produkti Vendor (BPV) në vitin 2023 ishte 897 694 000 000 denarë dhe në krahasim me vitin […]

tetor 18, 2024 - 22:00
 0  5
Rritje e BPV-së në Maqedoninë e Veriut, vlera arriti mbi 14.5 miliardë euro
Ndërtime, ndërtesa, banesa, urbanizëm, Shkup, analiza ekonomike, ekonomi, beton, festë, flamuri i Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut ka pasur rritje të Bruto Produktit Vendor (BPV) në vitin e kaluar, krahasuar me vitin paraprak. Në vitin 2023 ishte 14.5 miliard euro, ndërsa në vitin 2022 ishte 13.2 miliard euro, transmeton Portalb.mk.

“Bruto Produkti Vendor (BPV) në vitin 2023 ishte 897 694 000 000 denarë dhe në krahasim me vitin 2022 është rritur për 10.0% në vlerë nominale. Norma reale e rritjes së PBB në vitin 2023, krahasuar me vitin 2022, është 2.1%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në vitin e 2008, BPV ka pasur vlerë 6.7 miliard euro, në vitin 2017 arriti 10 miliard euro.

Enti raportoi që në vitin 2023 investimet kapin vlerën mbi 3.6 miliard euro, ashtu që 57.9 përqind e investimeve kapin punimet e ndërtimit, 32.6 % kapin makineritë dhe pajisjet.

“Konsumi final në vitin 2023 në strukturën e PBB-së merr pjesë me 83.4 %. Pjesëmarrja e eksportit të mallrave dhe shërbimeve në strukturën e PBB në vitin 2023 është 67.8%”, raportoi Enti.