Vdes kirurgu i njohur kosovar

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, njofton për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Dalip Limani. ShSKUK shkruan se dr.Limani ishte një nga figurat më të respektuara në fushën e mjekësisë dhe kirurgjisë në Kosovë. “Gjatë karrierës së tij të shquar, ai la gjurmë të pashlyeshme në mjekësinë shqiptare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar jo […]

shtator 11, 2024 - 02:00
 0  7
Vdes kirurgu i njohur kosovar

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, njofton për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Dalip Limani.

ShSKUK shkruan se dr.Limani ishte një nga figurat më të respektuara në fushën e mjekësisë dhe kirurgjisë në Kosovë.

“Gjatë karrierës së tij të shquar, ai la gjurmë të pashlyeshme në mjekësinë shqiptare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar jo vetëm me aftësitë e tij të jashtëzakonshme si kirurg, por edhe me përkushtimin e tij për edukimin dhe udhëheqjen e gjeneratave të reja”, thuhet në njoftim.